Aktualitet

“Krah anglez 6500 euro, Benz Fratja, hotel J…”, zbardhen KODET e kontakteve të Orges Bilbilit, autori i masakrës së Lus

12 Prill 2020, 20:13 Nga DOSJA
“Krah anglez 6500 euro, Benz Fratja, hotel J…”, zbardhen

TIRANË– Orges Bilbili, 30-vjeçari që u vu në pranga pas përplasjes me armë me një efketiv policie, kishte një ‘dosje’ të gjerë me dokumente të ndryshme në apratementin nr.21 ku edhe ishte banonte në Tiranë. Sipas Gazetës Si, në apartamentin e autorit të masakrës së Lushnjes janë gjetur disa kartëvizita hotelesh, baresh, restorantesh, si edhe disa numra telefoni të mbajtura shënim me shkrim dore.

 “Një sërë kartvizitash të lokaleve të njohura na bëjnë të besojmë se i kërkuari frekuentonte lokale të njohura në kryeqytet ose bënte porosi përmes tyre”,- shtoi një zyrtar i policisë.

Mes numrave të telefonit të shkruar me shkrim dore, lexohet: 0693xxxxx4 Benz /fratja, krahë anglez  6500 euro Shkodër, 5 mijë euro  069xxxxxxx benz krah ag,  Hotel J.., rruga pazari i Ri, Restorant  B….

Gjithashtu, të njëjta burime shpjegojnë se policia është në gjurmim të të dhënave që ka zbuluar nga një sërë letrash e dokumentash, mes të cilave edhe disa kontrata për shitje toke, apo dhe dokumenta identifikimi me emrat e disa personave të tjerë.

Si ndodhi kapja e Bilbilit?

Ditën e premte, Orges Bilbili, një nga autorët e masakrës së Lushnjes, dhe pjesë e bandës së Lushnjes, u plagos me armë zjarri nga një efektiv i policisë Shqiponja. Bilbili u pikas duke ecur në zonën e Xhamllikut, dhe kundështoi urdhërin e Policit për t’i paraqitur kartën e identitetit. Në këtë moment ai vrapoi dhe  nxorri nga çanta një armë zjarri. Pasi e ka ndjekur, polici e ka paralajmëruar të ndalojë por Bilbili i ka thënë se do e qëllojë nëse nuk largohet. Efektivi ka qëlluar një herë në ajër, më pas e ka plagosur në këmbë. Për pasojë është plagosur edhe një grua aksidentalisht. Të dy të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën në spital.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet orges bilbili orges bilbili

Sondazh

Poll