Aktualitet

Orges Bilbili si Dritan Dajti, autori i masakrës së Lushnjes posedonte distinktiv policie dhe tabelë qarkullimi, pllaka në p

12 Prill 2020, 19:27 Nga DOSJA
Orges Bilbili si Dritan Dajti, autori i masakrës së Lushnjes posedonte

TIRANË– Orges Bilbili, 30-vjeçari që tashmë ndodhet pas hekurave kishte krijuar mjaft mirë mbrojtjen e tij. Sipas Gazetës Si, autori i masakrës së Lushnjes mbante me vete një distinktiv policie dhe një tabelë qarkullimi rrugore.

Këto mjete, me siguri e kanë nihmuar shumë herë që t’u shpëtojë kontrollit të patrullave të efektivëve. Një gjë të tillë e bënte edhe Dritan Dajti. Autori i vrasjes së katër efektivëve në Durrës, kishte realizuar disa dokumente policie në mars të vitit 2008. Në fotot me uniformë të Dritan Dajtit, dallohej grada nënkomisar, që e ndihmonte për të mos u pikasur nga “njerëzit e shtetit”.

Ndërkohë një sërë materialesh dhe të dhënash që u gjetën në shtëpinë e Bilbilit, po verifikohen shton një burim tjetër që tregon se disa prej tyre janë transferuar menjëherë për egzaminim kriminalistik, dhe biologjik.

Si ndodhi kapja e Bilbilit?

Ditën e premte, Orges Bilbili, një nga autorët e masakrës së Lushnjes, dhe pjesë e bandës së Lushnjes, u plagos me armë zjarri nga një efektiv i policisë Shqiponja. Bilbili u pikas duke ecur në zonën e Xhamllikut, dhe kundështoi urdhërin e Policit për t’i paraqitur kartën e identitetit. Në këtë moment ai vrapoi dhe  nxorri nga çanta një armë zjarri. Pasi e ka ndjekur, polici e ka paralajmëruar të ndalojë por Bilbili i ka thënë se do e qëllojë nëse nuk largohet. Efektivi ka qëlluar një herë në ajër, më pas e ka plagosur në këmbë. Për pasojë është plagosur edhe një grua aksidentalisht. Të dy të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën në spital.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dritan dajti orges bilbili dritan dajti orges bilbili

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Prill 2020, 12:16

TIRANË- Besimtarët e Krishterë kanë festuar një ditë më parë Pashkët katolike, mes pandemisë së Covid-19. Si asnjëherë më parë, Katedralja e Shën Palit në ...