Aktualitet

Armë izraelite, Iphone 11 dhe koleksion çantash, policia kriminale zbërthen apartamentin e Orges Bilbilit, rivali i Albo Bare

12 Prill 2020, 19:01 Nga DOSJA
Armë izraelite, Iphone 11 dhe koleksion çantash, policia kriminale

TIRANË– Vendi i parë që i është nënshtruar kontrollit të policisë pas arrestimit të Orges Bilbilit është shtëpia me qira, ku i rrezikshmi ishte strehuar. Sipas Gazetës Si, Orgest Bilbili nga qyteti i Lushnjës nuk bënte aspak një jetë të vështirë si një person në telashe me drejtësinë. Ndryshe nga ç’mund të mendoni, policia kriminale ka gjetur në apartmentin e Bilbilit aksesorë luksozë, që tregonin mjaft mirë adhurimin e 30-vjeçarit për markat e shtrenjta.

Ndërsa pistoletën që mbante me vete e kishte prodhim izraelit. Sipas të njëjtave burime, mësohet se Bilbili edhe krëhërin e fishekëve e kishte “made in Italy”, që tregonte se fishekët i merrte nga Italia.

“Provat materiale të sekuestruara nga policia kriminale menjëherë pasi ai u plagos nga forcat “Shigjeta” tregojnë sqimën e 30 vjeçarit, jo vetëm për veshjet që u përkasin firmave të njohura, por edhe armët nga Izraeli. Burimi i policisë kriminale tha se mes provave të sekuestruara ishte një celular  Iphone 11, ai mbante laptop Acer, pëlqente çantat krahëqafë të firmave të ndryshme siç rezultoi se kishte tre të tilla. Një efektiv i ‘Shqiponjave” tregoi se  në momentin e arrestimit, teksa ishte shtrirë përtokë dhe kur policia nuk e dinte ende se kujt po i shtrëngonte prangat, agjentët panë se djali shkërmoqi telefonin. “Por ndërkohë,  çanta e krahut ‘Luis Vuitton’ u mor bashkë me mbetjet e aparatit si provë materiale”, – thotë burimi. Ai kishte gjithashtu një kapele ngjyrë të bardhë të firmës së njohur “Adidas”.  “Arma e zjarrit që i’u bllokua ishte pistoletë moderne e prodhuar në  Izrael, brenda së cilës gjendeshin 18 fishekë. Ndërsa tek krehëri i  fishekëve lexohej mbishkrimi “Made in Italy”. Ndërsa në shtëpinë  ku Orgest Bilbili jetonte me qira policia gjeti edhe një çantë tjetër të firmës “Borboneze” dhe një të firmës “Calvin Clain”, – i tha gazetës “Si” një tjetër  ekspert i përfshirë në ekzaminimin e vendngjarjes, që tregon dobësinë e të riut për aksesorët e shtrenjtë,”- shkruhet ndër të tjera në shkrimin e “Gazeta Si”.

Si ndodhi kapja e Bilbilit?

Ditën e premte, Orges Bilbili, një nga autorët e masakrës së Lushnjes, dhe pjesë e bandës së Lushnjes, u plagos me armë zjarri nga një efektiv i policisë Shqiponja. Bilbili u pikas duke ecur në zonën e Xhamllikut, dhe kundështoi urdhërin e Policit për t’i paraqitur kartën e identitetit. Në këtë moment ai vrapoi dhe  nxorri nga çanta një armë zjarri. Pasi e ka ndjekur, polici e ka paralajmëruar të ndalojë por Bilbili i ka thënë se do e qëllojë nëse nuk largohet. Efektivi ka qëlluar një herë në ajër, më pas e ka plagosur në këmbë. Për pasojë është plagosur edhe një grua aksidentalisht. Të dy të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën në spital.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aldo bare orges bilbili aldo bare orges bilbili

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Prill 2020, 12:16

TIRANË- Besimtarët e Krishterë kanë festuar një ditë më parë Pashkët katolike, mes pandemisë së Covid-19. Si asnjëherë më parë, Katedralja e Shën Palit në ...