Aktualitet

Misteriozi me kapele që u shpëtoi prangave, autori i masakrës së Lushnjës nuk ishte vetëm kur u arrestua, por u vetëident

12 Prill 2020, 19:40 Nga DOSJA
Misteriozi me kapele që u shpëtoi prangave, autori i masakrës

TIRANË– Orges Bilbili nuk ishte vetëm në momentin që u plagos dhe u vu në pranga në sheshin “Shtraus”. Sipas Gazetës Si, policët e forcave “Shqiponja” kanë raportuar se ajo që u ka bërë përshtypje nga Bilbili është se po ecte në këmbë me kapuç në kokë, ndërsa ishte i shoqëruar dhe me një tjetër person.

Personi tjetër, kishte pasur edhe një kapele në kokë, ndërkohë që pas përplasjes me armë, ka arritur të largohet dhe t’u shpëtojë prangave.

 “Ecja e tyre na bëri përshtypje, ndaj dhe u kërkuam dokumentet në kuadër të masave për të parandaluar infeksionin Covid -19. Kështu kishim vepruar herë pas here me qytetarë që i shikonim në rrugë kur edhe u kërkonim dokumentet e identifikimit. Njëri nga të dyshuarit mbante kapele ndërsa tjetri kapuç, sapo na panë filluan të lëviznin me shpejtësi. Ndaj edhe u bindëm që ishin të dyshimtë.”- mësohet të kenë rrëfyer efektivët.

Si ndodhi kapja e Bilbilit?

Ditën e premte, Orges Bilbili, një nga autorët e masakrës së Lushnjes, dhe pjesë e bandës së Lushnjes, u plagos me armë zjarri nga një efektiv i policisë Shqiponja. Bilbili u pikas duke ecur në zonën e Xhamllikut, dhe kundështoi urdhërin e Policit për t’i paraqitur kartën e identitetit. Në këtë moment ai vrapoi dhe  nxorri nga çanta një armë zjarri. Pasi e ka ndjekur, polici e ka paralajmëruar të ndalojë por Bilbili i ka thënë se do e qëllojë nëse nuk largohet. Efektivi ka qëlluar një herë në ajër, më pas e ka plagosur në këmbë. Për pasojë është plagosur edhe një grua aksidentalisht. Të dy të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën në spital.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet orges bilbili orges bilbili

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Prill 2020, 12:16

TIRANË- Besimtarët e Krishterë kanë festuar një ditë më parë Pashkët katolike, mes pandemisë së Covid-19. Si asnjëherë më parë, Katedralja e Shën Palit në ...