Aktualitet

Gjesit i veçantë i Dom Gjergj Metës në Rrëshen, 40 minuta marshim në rrugët e qytetit, besimtarët me qirinj në duar në

12 Prill 2020, 08:42 Nga DOSJA
Gjesit i veçantë i Dom Gjergj Metës në Rrëshen, 40

Rrëshen- Besimtarët katolikë nuk kanë mundur të shkojnë nëpër katedrale apo kisha për të të ndjekur meshën e Pashkëve. Por, Dom Gjergj Meta, prifterinjtë dhe murgeshat e   Rrëshenit, gjetën një mënyrë shumë origjinale për të mbërritur  tek banorët. Ata dolën në rrugët e qytetit dhe i uruan qyetarët, të cilët e e ndoqën këtë moment magjik nga ballkonet e banesave. Ecja e tyre zgjati rreth 40 minuta dhe gëzoi shumë besimtarë. Dom Gjergj Meta kishte marrë leje në Polici për të bërë këtë marshin nëpër qytet.

Në mesnatë u zhvilluan meshat për Pashkët Katolike në Tiranë, Shkodër, Lezhë  dhe qytete të tjera, por këtë herë ndryshe, katedralet ishin bosh, pasi në vend është përhapur COVID-19. Gjithçka u zhvillua online. Imzot Frendo deklaroi se e gjithë kjo sakrificë do të shpërblehet.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kremtimi i pashkëve pashkët katolike online kremtimi i pashkëve pashkët katolike online

Sondazh

Poll