Sport

Guardiola ndërhyn në merkaton e Barcelonës, i merr lojtarin e shumëkërkuar?

12 Prill 2020, 09:16 Nga DOSJA
Guardiola ndërhyn në merkaton e Barcelonës, i merr lojtarin e

Pep Guardiola mund t’i prishë planet Barcelonës për yllin e Interit, Lautaro Martinez. Numri një i “Qytetarëve” ka rritur së fundmi interesin për futbollistin e zikaltërve sipas asaj që shkruan Daily Express.

Kampionët në fuqi të Anglisë janë gati të paguajnë klauzolën prej 111 milionë eurosh për sulmuesin argjentinas. Situata duket e nxehtë me anglezët që i ofrojnë rrogë më të madhe se katalanasit.

Lautaro është shumë i pavendosur, pasi ka dy ekipe që janë gati ta rrëmbejnë si Barcelona dhe City, ndërsa në krahun tjetër Interi nuk do ta humbasë. Dëshira e lojtarit anon më shumë nga Barça, por gjithçka mund të ndodhë në merkato.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport city guardiola merkato city guardiola merkato

Sondazh

Poll