Sport

“Kumbulla luan sikur të kishte një dekadë në Serie A”, flet ish-lojtari i Bayernit

11 Prill 2020, 17:44 Nga DOSJA
“Kumbulla luan sikur të kishte një dekadë në Serie

Tomas Berthold ka bërë një koment pozitiv për legjionarin tonë kuqezi, Marash Kumbulla. Në një intervistë për “Tuttomercato”, ku ka folur për ish-skuadrën e tij, Verona, gjermani ka thënë se mbrojtësi shqiptar duket sikur ka një dekadë në futbollin italian.

“Verona po bën një kampionat të madh. Sapo është ngjitur në Serinë A dhe po luan fort. Luan si skuadër, lojtarët janë të disiplinuar dhe mbrohen mirë”, ka deklaruar ish-lojtari i Bayern Munchen.

“Kumbulla më pëlqen shumë. Ai mendoj se luan sikur ka 10 vite në Serie A”, ka shtuar më tej Berthold. Fjalë motivuese për djaloshin, vlera e të cilit sot llogaritet mbi 20 mln euro.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport berthold kumbulla verona berthold kumbulla verona

Sondazh

Poll