Sport

Merkatoja bardhezi, Juventusi gjen në Argjentinë pasuesin e Higuainit

12 Prill 2020, 08:35 Nga DOSJA
Merkatoja bardhezi, Juventusi gjen në Argjentinë pasuesin e Higuainit

Juventusi kërkon një pasues të Gonzalo Higuainit. Skautët e “Zonjës së Vjetër” kanë hedhur grepat deri në Argjentinë. Ata kanë pikasur titullarin e Boca Juniors, Jan Hurtadon.

Sulmuesi 20-vjeçar ka bërë shumë mirë dhe është agjenti i tij që ka pranuar se italianët e kanë kontaktuar. “Dikush nga Juventusi më mori në telefon dhe më pyeti për të”, – tha Rodolfo Baque, menaxheri i lojtarit për Radio La Red.

“Ai ishte shumë shok me Daniele De Rossin, jetonte ngjitur me të dhe shkonin bashkë në stërvitje. Nuk ka patur asnjë kontakt me Romën. Lojtari dëshiron të qëndrojë te Boca”, – tha ai.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport argjentina juventus merkato argjentina juventus merkato

Sondazh

Poll