Sport

Nuk i del inati me Juventusin, drejtuesi i Lazios ironizon: Lojtarët tanë rrinë në shtëpi, Ronaldo stërvitet në fushë

11 Prill 2020, 17:41 Nga DOSJA
Nuk i del inati me Juventusin, drejtuesi i Lazios ironizon: Lojtarët

ITALI- Cristiano Ronaldo po përdor stadiumin e Madeiras për t’u stërvitur, ndërsa fotot kanë ndezur menjëherë polemikat në Portugali, ku shumë njerëz janë ankuar për tolerancën që është bërë ndaj sulmuesit.

Por nuk mbeti pas në polemika as njeriu që thuajse çdo ditë të izolimit në Itali, ka bërë nga një reagim kundër Juventusit, Drejtori i Komunikimit Publik te Lazio, Arturo Diaconale, i cili mori shkas nga stërvitja e portugezit në stadium, për të “thumbuar” sërish bardhezinjtë.

“Në Itali stërvitjet janë ndalur të paktën deri më 3 maj dhe lojtarët tanë qëndrojnë të mbyllur, por ka skuadra të tjera që do të jenë pak më të favorizuara nga kjo situatë. Kjo pasi nëse futbollistët e Lazios stërviten në shtëpi,

Ronaldo kishte dalë të vijonte përgatitjen në një fushë të bukur futbolli. Shumë lojtarë të Juves janë jashtë Italisë dhe mund të stërviten të qetë, ndaj ky do të jetë një avantazh për ta, kur të rifillojnë përgatitjet”, tha Diaconale.

(E.Ç. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport arturo diaconale juventus lacio arturo diaconale juventus lacio

Sondazh

Poll