Sport

Marcelo ishte me fat, Roberto Carlos tregon fillimin e tij te Real Madrid

11 Prill 2020, 21:13 Nga DOSJA
Marcelo ishte me fat, Roberto Carlos tregon fillimin e tij te Real Madrid

Roberto Carlos dhe Marcelo kanë përshkuar shumë kilometra në krahun e majtë të Real Madrid-it. Megjihatë, mbrojtësi aktual i Los Blancos i detyrohest shumë ish-yllit të madrilenëve.

Me rastin e 47-vjetorit të tij, Roberto Carlos ka dhënë një intervistë për ESPN. Ish-mbrojtësi ka folur edhe për hapat e parë të Marcelo-s te Galacticos:

“E kam njohur Marcelo-n kur ishte 18 vjec. Reali donte ta transferonte atë vit, në mënyrë që të fitonte eksperiencë, por unë thashë se nuk duhej të lëvizte”.

Roberto Carlos ka zbuluar më pas se e ka ftuar Marcelo-n në shtëpinë e tij gjatë festave për të mos e lënë vetëm. Me pak fjalë, një lloj vëllai i madh për Marcelo-n, i cili ia ka shpërblyer me paraqitjet e tij në fushën e lojës.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport carlos marcelo real madrid carlos marcelo real madrid

Sondazh

Poll