Sport

Mancini beson tek Italia e tij: Mund të fitojmë Kampionatin Europian!

11 Prill 2020, 19:13 Nga DOSJA
Mancini beson tek Italia e tij: Mund të fitojmë Kampionatin Europian!

Trajneri i Italisë, Roberto Mancini, mendon se skuadra e tij mund të fitojë “Euro 2020”. Numri një i stolit të italianëve mendon se ekipi që drejton i ka të gjitha kapacitetet për të ngritur lart trofeun.

“Jam pak i zhgënjyer që nuk po e luajmë Europianin, por mendoj se mund të jetë dhe pak avantazh për skuadrën tonë, sepse jemi ekip i ri dhe kemi një vit më shumë kohë për të fituar përvojë”.

“Mendoj se ne jemi përkrah skuadrave që mund të fitojnë trofeun. Nuk më pëlqen të vendos shumë rregulla për lojtarët e mi, ashtu siç nuk është shumë e drejtë që të ndryshoj personalitetin e tyre”, – tha Mancini.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport euro 2020 italia mancini euro 2020 italia mancini

Sondazh

Poll