Sport

Ozil flet për sherrin: Mourinho më pa me sytë e tij si dy boksierë para raundit të parë

11 Prill 2020, 17:17 Nga DOSJA
Ozil flet për sherrin: Mourinho më pa me sytë e tij si dy

Jose Mourinho nuk ia doli të fitonte Champions League te Real Madrid. Njëra nga arsyet ishte marrëdhënia problematike me disa lojtarë.

Mesut Ozil, për shembull, ka patur shpesh probleme me portugezin. Së fundmi, gjermani ka zbuluar disa detaje nga një zënkë e tyre. “Mou më shihte me sytë e tij ngjyrë kafe të errët. Ishte si shikimi i dy boksierëve para raundit të parë. Në atë moment e urreja, edhe pse në të vërtetë e adhuroja. Më pas filloi të kërcente”, shprehet Ozil, sot lojtar i Arsenalit.

“Në atë moment i thashë: ‘Nëse je kaq i mirë, luaj vetë! Ja fanellën, vishe. Fat të mbarë’. Atëherë kam marrë peshqirin dhe jam larguar. Shkova drejt dusheve, pa i thënë asnjë fjalë. Më vonë i kam kërkuar fjale për sjelljen time Sergio Ramosit dhe pjesës tjetër të ekipit”.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport mourinho ozil real madrid mourinho ozil real madrid

Sondazh

Poll