Aktualitet

Më shpejtësi mbi normat e lejuara, makina fluturon në ajër. PAMJET e aksidentit të ndodhur gjatë natës në Tiranë

10 Prill 2020, 17:49 Nga DOSJA
Më shpejtësi mbi normat e lejuara, makina fluturon në ajër.

TIRANË- Koronavirusi ka mbyllur në shtëpi pothuajse të gjithë shqiptarët, por aksidentet me makina po vijojnë ende. Makinat në rrugë janë rralluar, por sërish përplasjet mes tyre nuk mungojnë.

Harta Digjitale e Aksidenteve Rrugore ka publikuar sot një video, ku shihet një aksident mes dy makinave, që ka ndodhur në “Misto Mame” në Tiranë. Sipas HDA makina që aksidentohet ishte duke ecur me 70km/h dhe ishte me semafor jeshil ndërkohë mjeti tjetër që kthehet majtas hyn kundra-vajtje sepse nuk ka tabelë për t’u kthyer.

Personi që pëson aksident, gjobitet nga policia për shpejtësi, mos respektim të sinjalistikës rrugore dhe dëmtim të semaforit ndërsa ai personi tjetër që u kthye kundra-vajtje duke i prerë rrugën, as që nuk ndaloi në ato momente kur ndodhi përplasja, dhe nuk ka marrë asnjë gjobë.

Por në video duket qartë se cili është fajtori dhe kush duhet të ishte ndeshkuar për këtë aksident që mund të kishte dhe pasoja më të rënda.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne tirane masat kunder covid 19 perplasen makinat aksident ne tirane masat kunder covid 19 perplasen makinat

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Prill 2020, 17:40

TIRANË– Gazetari Elton Qyno është shprehur se Orges Bilbili financohej nga disa persona të tjerë për jetën që bënte në Tiranë. I ftuar në studion e lajmeve...

Aktualitet 10 Prill 2020, 14:49

TIRANË– Një qytetar në Tiranë ka humbur ndjenjat pranë një stacioni urbani. pamjet e publikuara nga Report TV, tregojnë qytetarin e shtrirë në tokë, ...