Aktualitet

“Nuk jemi infektuar”/ Dy persona me Covid-19 kalojnë tre ditë tek Spitali Ushtarak pa bërë testin, s’besoj

10 Prill 2020, 15:28 Nga DOSJA
“Nuk jemi infektuar”/ Dy persona me Covid-19 kalojnë tre

TIRANËDosja.al ka zbardhur detaje për dy persona të infektuar me Covid-19, të cilët nuk pranonin se ishin të infektuar dhe prej tre ditësh ndodhen në urgjencën e Spitalit Ushtarak. Burime nga spitali në fjalë, bëjnë me dije për Dosja.al se në momentin që dy të sëmurët janë paraqitur në Urgjencë u është bërë grafia dhe mjekja u ka treguar se janë pozitiv me Covid-19.

Pavarësisht konstatimit të mjekes, dy pacientët nuk janë bindur se janë të infektuar me Covid-19. Nga ana tjetër, mjekët u kanë bërë tamponët vetëm një ditë më parë, duke i lënë pacientët e infektuar dy ditë në Urgjencë, pa testim.

Tashmë pacientët janë të konfirmuar me koronavirus, por të gjithë ata që kanë pasur kontakte me dy të infektuarit, do të duhet t’u nënshtrohen testeve.

Ndërkohë, Shqipëria vijon luftën me COVID-19. 416 persona janë të infektuar në vendin tonë dhe 182 qytetarë kanë fituar betejën me COVID-19.  Deri më tani, të shtruar në spital janë 56 persona, dhe vetëm njëri është i intubuar. Ministria e Shëndetësisë sërish thirrje për respektimin e masave.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 spitali ushtarak viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 spitali ushtarak viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Prill 2020, 14:49

TIRANË– Një qytetar në Tiranë ka humbur ndjenjat pranë një stacioni urbani. pamjet e publikuara nga Report TV, tregojnë qytetarin e shtrirë në tokë, ...