Aktualitet

Yuri Kim bisedë telefonike me Gurvenatorin Sejko: Vlerëosj rolin e BSH, dhe masat e marra për kapërcimin e situatës së COV

10 Prill 2020, 15:31 Nga DOSJA
Yuri Kim bisedë telefonike me Gurvenatorin Sejko: Vlerëosj rolin e

TIRANË- Guvernatori Gent Sejko ka zhvilluar sot një bashkëbisedim telefonik me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Yuri Kim. Sipas një njoftimi nga banka e Shqipërisë. në fokus të kësaj bisede ishte trajtimi i situatës së krijuar nga pandemia COVID-19 dhe efektet e saj jo vetëm në ekonominë shqiptare por edhe atë globale. Po ashtu BSH bën me dije se gjatë bisedës, Sejko u shpreh se përhapja e pandemisë COVID-19 në Shqipëri përbën një sfidë edhe për ekonominë dhe sektorin financiar. Për këtë arsye Banka e Shqipërisë ka marrë në analizë situatën e krijuar si dhe efektet e mundshme të saj në ekonominë e vendit.

Kreu i Bankës së Shqipërisë e njohu Ambasadoren me masat rregullative të marra nga Banka e Shqipërisë për t’iu ardhur në ndihmë bankave dhe klientëve të tyre duke lehtësuar proceset e aktivitetit operacional në kushtet që ndodhemi si p.sh. lehtësimi i qëndrimit të politikës monetare dhe kushteve monetare e financiare. Sejko e siguroi Ambasadoren Kim se Banka e Shqipërisë është e gatshme të përdorë të gjitha instrumentet e nevojshme ligjore e rregullative që disponon, në bashkëpunim me gjithë autoritetet në vend, me qëllim kapërcimin e kësaj situate dhe krijimin e premisave për një rimëkëmbje sa më të shpejtë të ekonomisë si dhe të ruajtjes së parametrave makroekonomikë dhe stabilitetit te çmimeve e atij financiar në vend.

Nga ana e saj, Ambasadorja Kim vlerësoi rolin që Banka e Shqipërisë dhe sistemi bankar kanë luajtur në vazhdimësi si dhe mbështetjen që po japin për kapërcimin e situatës dhe minimizimin e efekteve të mundshme negative të krijuara nga pandemia Covid-19. Gjithashtu Ambasadorja duke vlerësuar marrëdhëniet mjaft të mira që Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës gëzojnë, shprehu gatishmërinë e saj për të ofruar të gjithë mbështetjen dhe ndihmën e nevojshme në këtë situatë, të cilat do ta forcojnë edhe më tej bashkëpunimin midis dy vendeve.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gent sejko masat kunder covid 19 yuri kim gent sejko masat kunder covid 19 yuri kim

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Prill 2020, 14:49

TIRANË– Një qytetar në Tiranë ka humbur ndjenjat pranë një stacioni urbani. pamjet e publikuara nga Report TV, tregojnë qytetarin e shtrirë në tokë, ...