Aktualitet

10 Prill 2020, 14:49 Nga DOSJA

TIRANË– Një qytetar në Tiranë ka humbur ndjenjat pranë një stacioni urbani. pamjet e publikuara nga Report TV, tregojnë qytetarin e shtrirë në tokë, i cili është rrëzuar. Në vendngjarje kanë shkuar fillimisht efektivë të policisë ushtarake, të cilët kanë pikasur qytetarin dhe më pas ka mbërritur ambulanca.

Ka puls të rregull, po hë,”– dëgjohet në sfond.

Një, dy, tre,”- dëgjohet më pas teksa mjekët e ambulancës, të veshur e të maskuar hipin qytetarin në barrelë.

Shiko se mos ka ashtu, epilepsi, vuan dhe nga sëmudnja e tokës më duket,”- thotë një tjetër person

Nuk dihet arsyeja që ka bërë qytetarin të humbasë ndjenjast, dhe sëmundjet nga të cilat vuan ai. nuk përjashtohet as mundësia e infektimit nga Covid-19, duke qenë se në vendin tonë shënohe 416 persona me Covid-19. 24 persona kanë humbur jetën, ndërsa 182 të tjerë janë shëruar.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet qytetari humbet ndjenjat tirane qytetari humbet ndjenjat tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Prill 2020, 12:36

TIRANË– Mesditën e sotmë në Tiranë, është zhvilluar një skenë që është e zakonshme në filmat Hollywood-ianë, ku edhe u kap i shumëkërkuari Orges Bilbili. P...