Aktualitet

Sërish aksion në zonën e Xhamllikut, policia rrethon pallatin ku fshihej Orges Bilbili, kërkojnë të fortin tjetër, Laert

10 Prill 2020, 16:25 Nga DOSJA
Sërish aksion në zonën e Xhamllikut, policia rrethon pallatin ku

TIRANË– Efektivët e forcave të policisë së Shtetit kanë zbarkuar sërish në zonën e Xhamllikut, gjashtë orë pas përballjes me Orges Bilbilin, që frikësoi kryeqytetin. Siç shihet edhe nga pamjet, automjetet e policisë kanë rrethuar pallatin, ku mësohet se fshihej prej kohësh autori i masakrës së Lushnjes.  

Dosja.al mëson se policia tashmë është vënë në kërkim të bashkëpunëtorit të Bilbilit, Laer Haxhiut, i cili dyshohet se fshihet në të njëjtën zonë. Deri më tani nga kontrollet e ushtruara mësohet se janë gjetur disa prova materiale.

Mesditën e kësaj të premtejeOrges Bilbili, një nga autorët e masakrës së Lushnjes, dhe pjesë e bandës së Lushnjes, është plagosur me armë zjarri nga një efektiv i policisë Shqiponja. Bilbili u pikas duke ecur në zonën e Xhamllikut, dhe ka kundërshtuar urdhërin e Policit për t’i paraqitur kartën e identitetit. Në këtë moment ai ka vrapuar dhe ka nxjerrë nga çanta një armë zjarri.

Pasi e ka ndjekur, polici e ka paralajmëruar të ndalojë por Bilbili i ka thënë se do e qëllojë nëse nuk largohet. Efektivi ka qëlluar një herë në ajër, më pas e ka plagosur në këmbë. Për pasojë është plagosur edhe një grua aksidentalisht. Të dy të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën në spital.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet orges bilbili plagosje me arme zjarri ne tirane orges bilbili plagosje me arme zjarri ne tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Prill 2020, 14:49

TIRANË– Një qytetar në Tiranë ka humbur ndjenjat pranë një stacioni urbani. pamjet e publikuara nga Report TV, tregojnë qytetarin e shtrirë në tokë, ...