Aktualitet

“U mendua se ishte e dashura e Bilbilit”, Elton Qyno zbërthen dyshimet e para për kalimtaren e plagosur në Xhamll

10 Prill 2020, 17:23 Nga DOSJA
“U mendua se ishte e dashura e Bilbilit”, Elton Qyno zbërthen

TIRANË– Gazetari Elton Qyno është shprehur se 30-vjeçarja me inicialet N.B., që mbeti i plagosur gabimisht mesditën e sotme është menduar se ishte e dashura e të rrezikshmit Orges Bilbili. I ftuar në studion e lajmeve në Report TV, Qyno u shpreh se këto ishin vetëm dyshimet e para, pasi shumë shpejt u provua që sihte thjesht një kalimtare.

“U mendua se ishte e dashura e Orges Bilbilit. 30-vjeçarja me inicialet N.B., që u plagos, fillimisht u dyshua se kishte lidhje me të,“- tha Qyno.

Mesditën e kësaj të premteje, Orges Bilbili, një nga autorët e masakrës së Lushnjes, dhe pjesë e bandës së Lushnjes, është plagosur me armë zjarri nga një efektiv i policisë Shqiponja. Bilbili u pikas duke ecur në zonën e Xhamllikut, dhe ka kundërshtuar urdhërin e Policit për t’i paraqitur kartën e identitetit. Në këtë moment ai ka vrapuar dhe ka nxjerrë nga çanta një armë zjarri.

Pasi e ka ndjekur, polici e ka paralajmëruar të ndalojë por Bilbili i ka thënë se do e qëllojë nëse nuk largohet. Efektivi ka qëlluar një herë në ajër, më pas e ka plagosur në këmbë. Për pasojë është plagosur edhe një grua aksidentalisht. Të dy të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën në spital.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet elton qyno orges bilbili plagosje me arme zjarri ne tirane elton qyno orges bilbili plagosje me arme zjarri ne tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Prill 2020, 14:49

TIRANË– Një qytetar në Tiranë ka humbur ndjenjat pranë një stacioni urbani. pamjet e publikuara nga Report TV, tregojnë qytetarin e shtrirë në tokë, ...