Aktualitet

“Bleva ujë se nuk kishim në shtëpi”, Veliaj harron deklaratën e disa muajve më parë: Uji i bashkisë është i pijshë

10 Prill 2020, 16:45 Nga DOSJA
“Bleva ujë se nuk kishim në shtëpi”, Veliaj harron

TIRANË- Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në një intervistë mëngjesi ka treguar një detaj nga jeta e tij familjare, bërjen e pazarave. Përball gazetari Enkel Demi, në ABC News, Veliaj tha se ishte zgjuar shumë herët dhe kishte blerë ujë.

Dola më herët, vajta bleva ujë se nuk kishim ujë në shtëpi”, tha Veliaj duke qeshur. Sipas kreut të Bashkisë kjo ishte një punë e rëndomtë në shtëpinë e tij, por ka harruar që pak muaj më parë i ka thënë qytetarëve që uji që vijnë nga Ujësjellësi është i pijshëm, i klorianuar dhe më i mirë se ai i ambalazhuar.

Në një deklaratë për mediat pak kohë më parë, Veliaj reklamonte një linjë ujësjellësi dhe u shpreh se uji që vjen prej saj është i pijshëm. “Uji i ujësjellësit është i klorinuar, ka bërë të gjithë trajtimin kimik, tregon që është uji i saktë për t’u përdorur. Mania, fiksimi për të blerë ujë tek burimi është e rreme”, thoshte në këtë kohë Veliaj.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet erion veliaj uji ne tirane erion veliaj uji ne tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Prill 2020, 14:49

TIRANË– Një qytetar në Tiranë ka humbur ndjenjat pranë një stacioni urbani. pamjet e publikuara nga Report TV, tregojnë qytetarin e shtrirë në tokë, ...