Aktualitet

10 Prill 2020, 17:40 Nga DOSJA

TIRANË– Gazetari Elton Qyno është shprehur se Orges Bilbili financohej nga disa persona të tjerë për jetën që bënte në Tiranë. I ftuar në studion e lajmeve në Report TV, Qyno tha se të gjitha pistat janë të hapura dhe se duhen gjetur njerëzit që e kanë financuar të rrezikshmin.

Të gjitha pistat janë të hapura për të kuptuar se kush e ka ndihmuar financiarisht dhe kush i ka vënë në dispozicion banesë dhe ka financuar veprimtaritë e tij kriminale. Padyshim ka persona që e kanë ndihmuar, pasi nuk mund të ketë vepruar i vetëm në një kohë që ishte i kërkuar nga gjithë policia,”– tha Qyno.

Mesditën e kësaj të premtejeOrges Bilbili, një nga autorët e masakrës së Lushnjes, dhe pjesë e bandës së Lushnjes, është plagosur me armë zjarri nga një efektiv i policisë Shqiponja. Bilbili u pikas duke ecur në zonën e Xhamllikut, dhe ka kundërshtuar urdhërin e Policit për t’i paraqitur kartën e identitetit. Në këtë moment ai ka vrapuar dhe ka nxjerrë nga çanta një armë zjarri.

Pasi e ka ndjekur, polici e ka paralajmëruar të ndalojë por Bilbili i ka thënë se do e qëllojë nëse nuk largohet. Efektivi ka qëlluar një herë në ajër, më pas e ka plagosur në këmbë. Për pasojë është plagosur edhe një grua aksidentalisht. Të dy të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën në spital.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet elton qyno orges bilbili plagosje me arme zjarri ne tirane elton qyno orges bilbili plagosje me arme zjarri ne tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Prill 2020, 14:49

TIRANË– Një qytetar në Tiranë ka humbur ndjenjat pranë një stacioni urbani. pamjet e publikuara nga Report TV, tregojnë qytetarin e shtrirë në tokë, ...