Banorët e Maqellarës ngrenë shqetësimin: Mbeturinat kanë pushtuar mjedisin, situata këtu situata është tmerr
10 Prill 2020, 14:35Nga DOSJA
DIBËR- Maqellara vijon të jetë një ndër zonat më të ndotura në Bashkinë e Dibrës. Hedhja e mbeturinave pa kriter ka bërë që pjesa lindore e Maqellarës të jetë e pushtuar nga mbetje të ndryshme.
Sipas gazetari Enver Doçi, rruga e vjetër që e lidh Maqellarën me qytetin e Peshkopisë është kthyer si një pikë e grumbullimit të mbetjeve të konsumit të përditshëm. Banorët e zonës dhe udhëtarët shprehen se situata qëndron e tillë prej vitesh dhe se bashkia ka vendosur kontenier vetëm në qendër të Maqellarës, duke e lënë këtë pjesë totalisht jashtë shërbimi.
Sali Gjoni është një ndër banorët që jeton aty pranë dhe ankohet se ndotja si pasojë e mbeturinave është tmerrësisht e madhe pasi hidhen nga plastika deri tek organet e brendshme të bagëtive që priten në thertore. Ai shprehet se kjo situatë ka shumë kohë që vijon të jetë kështu dhe pse ata kanë shprehur shqetësimin. “Kjo është një rrugë dytësore dhe nuk mendon njeri për të. I bien me furgon dhe i hedhin këtu”, u shpreh Gjoni.
Pak muaj më parë Bashkia Dibër ndërhyri për të larguar mbetjet, por siduket kjo nuk ishte zgjidhja e duhur, pasi në mungesë të koshave, banorët përreth vijojnë t’i hedhin në rrugë e përrua.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Ministria e Shëndetësisë pak ditë më parë konfirmoi se një prej pacientëve që ishte infektuar me COVID-19 ishte dhe një anëtare e Komitetit Teknik ...
TIRANË- Organizatat e Shoqërisë Civile kanë dalë kundër ashpërsimit të masave nga qeveria në kuadër të parandalimit të përhapjes së COVID-19, ku kërkohet m...
TIRANË- Ministria e Shëndetësisë ka sqaruar vdekjen e pacientit të 24-të nga COVID-19. Në një njoftim për mediat, ministria bën me dije se i moshuari nuk k...
TIRANË– Personi që po shikoni në foto është Orges Bilbili, autori i masakrës së Lushnjes, që ditën e sotme u përlesh me armë me një efektiv policie, ngjarj...
TIRANË– I ftuar në “Abc e mëngjesit” publicisti Alfred Cako ka folur për teoritë e konspiracionistëve. Cako theksoi se bota ecën në mënyrë racionale,...
TIRANË– Një marrëveshje e përbashkët partneriteti u nënshkrua sot virtualisht midis Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ambasadës së Zvicrës,...
Aktualitet10 Prill 2020, 12:36
TIRANË– Mesditën e sotmë në Tiranë, është zhvilluar një skenë që është e zakonshme në filmat Hollywood-ianë, ku edhe u kap i shumëkërkuari Orges Bilbili. P...
Itali- Policia italiane në Bari ka arrestuar një shqiptar, 47-vjeç (indentieti i të cilit ende nuk dihet), pasi është kapur rreth 21 kg drogë e llojit ko...