Bota

‘Martesë lufte’ dy mjekët italianë martohen mes krizës së Covid-19, në dasëm vetëm fëmijët e tyre (FOTO)

9 Prill 2020, 17:21 Nga DOSJA
‘Martesë lufte’ dy mjekët italianë martohen mes

ITALI– Shpërthimi i koronavirusit bëri që shumë çifte të anulojnë datën e dasmës ose të bëjnë një ceremoni më të  thjeshtë si shkak i Covid-19.

Kështu ka ndodhur edhe me një çift mjekësh që janë në vijë e parë të luftës kundër koronavirusit në spitalin Maggiore të Parma dhe spitalin e Reggio Emilia. Pas më shumë se një muaji që Italia është e përfshirë në këtë krizë ata vendosën të martoheshin duke cilësuar bashkimin e tyre si një “martesë lufte”.

48-vjeçari Raul Polo dhe 35-vjeçarja Monica Balugani, janë dy mjekët italianë të cilët janë martuar sot më 9 Prill para kryetarit të Komunës Parma Federico Pizzarotti në një ceremoni civile me dyer të mbyllura dhe me siguri të plotë për mbrojtjen nga virusi.

Mësohet se dashuria mes tyrekishte lindur vite më parë në spitalin ku ato punonin.

“Deri më tani, ne nuk jemi martuar, për shkak të angazhimeve të ndryshme.”- ka treguar çifti për mediat italiane, pavarësisht se bashkë kanë edhe fëmijë.

Raul dhe Monica punojnë të dy në një spital për Covid-19 dhe një shtysë për kurorëzimin në martesë ka qenë virusi, pasi ato kishin frikë se situata mund të përkeqësohet dhe duke menduar për të ardhmen e fëmijëve kanë vendosur të martohen zyrtarisht me letra.

 

1.5 milionë njerëz, janë infektuar nga koronavirusi në  mbarë botën dhe kanë vdekur 91,622 prej tyre. Pasi Kina vuri në kontroll gjithçka, epiqendra e re është bërë Amerika, ku janë regjistruar 439,000 të infektuar dhe më shumë se 15 mijë  të vdekur. Vetëm brenda një ditë kanë vdekur thuajse 2 mijë persona. Spanja dhe Italia, janë vendet më të prekura nga virusi, ku shifrat janë alarmante. Në Spanjë janë shënuar respektivisht 148,220 të prekur dhe 15 mijë viktima. Italia megjithatë ka më shumë viktima se Spanja, mbi 18 mijë, ku sot  u shënuan 610 të vdekur të tjerë. Gjithashtu edhe në Ballkan ka mijë raraste, në Greqi, Serbi,Maqedoni e Kosovë, ndërsa në Shqipëri janë 409 të infektuar dhe 22 të vdekur.

Burimi: tg24 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne itali koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll