Bota

“Unë mendoj se nuk duhet t’i japim dorën askujt.” Zyrtari amerikan bën parashikimin: Në SHBA dhe Europë do të ndrysh

9 Prill 2020, 16:03 Nga DOSJA
“Unë mendoj se nuk duhet t’i japim dorën askujt.”

SHBA– Frika nga koronavirusi mesa duket do të zgjasë edhe shumë për njerëzit sidomos kur bëhet fjalë të takosh dikë, e t’i japësh dorën.

“Edhe pas përfundimit të pandemisë, mund të na duhet të mos i japim më kurrë dorën njeriu.”– një parashikim e befasishëm ky nga ana Dr. Anthony Fauci, shefi i Institutit Kombëtar Amerikan për Alergjitë dhe Sëmundjet Infektive, që prej vitit 1984.

Teksa ka folur për “Wall Street Journal”, Fauci ka thënë se forma e përshëndeturit të njerëzve në Europë dhe Amerikën e Veriut mund të ndryshojë përgjithmonë si shkak i koronavirusit.

“Kur kthimi në normalitët bëhet gradualisht, nuk mund të nxitohemi. Një nga gjërat që duhet të vazhdojmë të bëjmë është larja sa më e shpeshtë e duarve, me detyrim. Një tjetër është të mos i japësh më kurrë dorën askujt. Për të qenë i sinqertë, mendoj se nuk duhet t’i japim më kurrë dorën askujt.”- u shpreh ai.

Eksperti i njohur, njëkohësisht edhe këshilltar në grupin e ngritur nga presidentit Trump mbi krizën e Covid-19, u shpreh se sipas tij situata në SHBA mund të përmirësohet në fund të prillit.

Ndërkohë sipas të dhënave më të fundit nga Universiteti “John Hopkins”, në SHBA janë konfirmuar të infektuar mbi 430 mijë njerëz nga virusi dhe kanë vdekur të paktën 14,800.

1.5 milionë njerëz, janë infektuar nga koronavirusi në mbarë botën dhe kanë vdekur 88,000 prej tyre. Pasi Kina vuri në kontroll gjithçka, epiqendra e re është bërë Amerika, ku janë regjistruar 432,000 të infektuar dhe më shumë se 14.800 të vdekur. Vetëm brenda një ditë kanë vdekur thuajse 2 mijë persona. Spanja dhe Italia, janë vendet më të prekura nga virusi, ku shifrat janë alarmante. Në Spanjë janë shënuar respektivisht 148,220 të prekur dhe 15 mijë viktima. Italia megjithatë ka më shumë viktima se Spanja, plot 17,669. Gjithashtu edhe në Ballkan ka mijë raraste, në Greqi, Serbi,Maqedoni e Kosovë, ndërsa në Shqipëri janë 409 të infektuar dhe 22 të vdekur.

Burimi: TIME

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota dr. anthony fauci koronavirusi ne shba dr. anthony fauci koronavirusi ne shba

Sondazh

Poll