Bota

Shkon në 86 numri i viktimave në Greqi nga Covid-19

9 Prill 2020, 15:48 Nga DOSJA
Shkon në 86 numri i viktimave në Greqi nga Covid-19

GREQI– Gjatë 24-orëve të fundit në Greqi 3 persona të tjerë, kanë humbur jetën nga Covid-19, dhe numri i viktimave në vend ka shkuar në 86.

Sipas autoriteteve shëndetësore deri më tani me sëmundjen vdekjeprurëse janë regjistruar 1955 pacientë. Po ashtu sipas mediave vendase bëhet me dije se janë shëruar plotësisht nga Covid-19, 269 persona.

1.5 milionë njerëz, janë infektuar nga koronavirusi në  mbarë botën dhe kanë vdekur 88,000 prej tyre. Pasi Kina vuri në kontroll gjithçka, epiqendra e re është bërë Amerika, ku janë regjistruar 432,000 të infektuar dhe më shumë se 14.800 të vdekur. Vetëm brenda një ditë kanë vdekur thuajse 2 mijë persona. Spanja dhe Italia, janë vendet më të prekura nga virusi, ku shifrat janë alarmante. Në Spanjë janë shënuar respektivisht 148,220 të prekur dhe 15 mijë viktima. Italia megjithatë ka më shumë viktima se Spanja, plot 17,669. Gjithashtu edhe në Ballkan ka mijë raraste, në Greqi, Serbi,Maqedoni e Kosovë, ndërsa në Shqipëri janë 409 të infektuar dhe 22 të vdekur.

Burimi:Worldmeters

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi në greqi koronavirusi në greqi

Sondazh

Poll