Bota

Turqia plan masash për mështetje maksimale ndaj biznesit: Nuk do lejohen pushimet të punonjësve nga puna, shteti do mbulojë

9 Prill 2020, 15:51 Nga DOSJA
Turqia plan masash për mështetje maksimale ndaj biznesit: Nuk do

TURQI- Turqia nuk ka mundur që t’i shpëtojë prekjes nga COVID-19, por qeveria ka nisur masat për të ndihmuar biznesin. Sipas mediave ndërkombëtare bëhet me dije se qeveria ka nisur punën për një ligj të ri që do ndalojë kompanitë të pushojnë nga puna punonjësit gjatë kohës së pandemisë. Sipas informacioneve mësohet se  qeveria do ndohmojë të gjithë bizneset, duke u paguar deri në 60% të rrogës së punonjësve.

Mijëra biznese janë mbyllur dhe shumë njerëzve u është dashur të ndalojnë punën pasi autoritetet mbyllën qendrat tregtare, bare, kafene dhe biznese të tjera në përpjekje për të kontrolluar shpërthimin e koronavirusit. Reuters njoftoi zyrtarët turq që thanë të mërkurën se projekt-legji do të ndalojë përkohësisht pushimet për të paktën tre muaj.

“Projektligji është planifikuar të dërgohet në parlament në fillim të javës tjetër dhe të miratohet sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha një nga zyrtarët të enjten.

Qytetarve turq u është thënë që të qëndrojnë në shtëpi dhe të izolohen sa më shumë që të jetë e mundur, por disa njerëz do të vazhdojnë të punojnë ndërsa Presidenti Tayip Erdogan kërkon të mbështesë prodhimin dhe eksportet ekonomike. Një nga zyrtarët turq tha se një rregullore e veçantë është planifikuar gjithashtu të mbështesë financiarisht bizneset e vogla siç janë berberët dhe pronarët e restoranteve të ndaluar të veprojnë nën kufizime të lidhura me koronavirusin.

Sipas projektligjit, i cili përfshin një larmi të gjerë rregullash, furnitorët dhe shitësit me pakicë nuk do të jenë në gjendje të rritin çmimin e mallrave dhe shërbimeve pa shkaqe të arsyeshme, ndërsa grumbullimi i mallrave do të ndalohet.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne turqi masat kunder covid 19 tayip erdogan koronavirusi ne turqi masat kunder covid 19 tayip erdogan

Sondazh

Poll