Bota

BE nxit vendet anëtare: Deri më 15 prill plani europian për aplikacionin e gjurmimit të Covid-19

9 Prill 2020, 17:01 Nga DOSJA
BE nxit vendet anëtare: Deri më 15 prill plani europian për

BRUKSEL-Bashkëpunimi që ka pasur BE autoritetet e shëndetit publik shumë shpejt do të sjellin aplikacion për gjurmimin e Covid-19. Sipas mediave të huaja mësohet se deri më 15 prill do të krijohet plani për krijimin e këtij aplikacioni.

“Mbledhja e vendeve anëtare për aplikacionin e Covid-19 duhet të hartohet deri më 15 prill.”– tha BE në propozimet e reja që synojnë përdorimin e mjeteve dixhitale për ndjekjen e viruseve në mënyrë të sigurt dhe më efektive.

Ndërkohë ndryshe nga shumë raste të tjera të aplikacioneve që është thënë se shumë shpejt do të jenë në përdorim, ky aplikacion i ndërtuar nga bashkupunimi i BE dhe autoriteteve të shëndetit publik garanton privatësinë e përdoruesve.

“Kufizimi i përdorimit të të dhënave personale për qëllime mjekësore, vendosja e teknikave të grumbullimit me Bluetooth, garantimi i respektimit të të drejtave themelore dhe bashkëpunimit midis autoriteteve të shëndetit publik dhe BE.”-janë këto rekomandimet e Brukselit për shtetet e BE në zhvillimin e gjurmimin për Covid-19.

Të gjitha  vendet anëtare të BE-së janë thirrur brenda 15 prillit për krijimin e këtij  aplikacioni që do të shërbejnë për të ndjekur përhapjen e ngjitjes dhe strategjitë udhëzuese për daljen graduale nga karantina.

Kjo pasi BE-ja është e shqetësuar për shkeljet e intimitetit nga aplikacionet që gjenerojnë shumë të dhëna mbi njerëzit. Në disa vende, gjurmimi i  individëve dhe aksesi në të dhënat e ndjeshme, ngre pyetje nga këndvështrimi i disa të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

Aplikacionet për gjurmimin e virusit mund të ndihmojnë autoritetet të gjejnë njerëz që janë të ekspozuar ndaj Covid-19 në mënyrë që ata të izolohen dhe të mos përhapin Covid-19. Ndryshe nga izolimi i njerëzve në mbarë botën, autoritetet thonë se përdorimi i këtij aplikacioni i lejon njerëzit të punojnë, të shkojnë në shkollë, të dalin nga shtëpia dhe të izolohen vetëm ata persona që  janë të infektuar.

Megjithatë mbetet një sfidë sepse njerëzit sot janë më të informuar dhe nuk duan të rrezikojnë për të dhënat e tyre private.

 

1.5 milionë njerëz, janë infektuar nga koronavirusi në  mbarë botën dhe kanë vdekur 91,622 prej tyre. Pasi Kina vuri në kontroll gjithçka, epiqendra e re është bërë Amerika, ku janë regjistruar 439,000 të infektuar dhe më shumë se 15 mijë  të vdekur. Vetëm brenda një ditë kanë vdekur thuajse 2 mijë persona. Spanja dhe Italia, janë vendet më të prekura nga virusi, ku shifrat janë alarmante. Në Spanjë janë shënuar respektivisht 148,220 të prekur dhe 15 mijë viktima. Italia megjithatë ka më shumë viktima se Spanja, mbi 18 mijë, ku sot  u shënuan 610 të vdekur të tjerë. Gjithashtu edhe në Ballkan ka mijë raraste, në Greqi, Serbi,Maqedoni e Kosovë, ndërsa në Shqipëri janë 409 të infektuar dhe 22 të vdekur.

Burimi:  bloomberg

A.C/Dosja.al  

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota aplikacioni per covid-19 koronavirusi ne europe aplikacioni per covid-19 koronavirusi ne europe

Sondazh

Poll