Bota

Vdesin 610 njerëz në 24 orët e fundit nga Covid-19, shkon në 18,279  numri i viktimave në Itali

9 Prill 2020, 16:13 Nga DOSJA
Vdesin 610 njerëz në 24 orët e fundit nga Covid-19,

ITALI– Në Itali përgjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 610  vitkima nga koronavirusi, duke e çuar mbi 18 mijë numrin e përgjithsëm të të vdekurve.

Sipas të dhënave nga Emergjencat Civile, bëhet me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar 4,204  raste të reja me koronavirus, duke bërë që Italia të numërojë mbi 143 mijë të infektuar.

Ndërkohë lajmi i mirë është se mes 143,626 të infektuarëve  janë shëruar totalisht 28,470 pacientë në të gjithë territroin e Italisë.

 

1.5 milionë njerëz, janë infektuar nga koronavirusi në  mbarë botën dhe kanë vdekur 91,622 prej tyre. Pasi Kina vuri në kontroll gjithçka, epiqendra e re është bërë Amerika, ku janë regjistruar 439,000 të infektuar dhe më shumë se 15 mijë  të vdekur. Vetëm brenda një ditë kanë vdekur thuajse 2 mijë persona. Spanja dhe Italia, janë vendet më të prekura nga virusi, ku shifrat janë alarmante. Në Spanjë janë shënuar respektivisht 148,220 të prekur dhe 15 mijë viktima. Italia megjithatë ka më shumë viktima se Spanja, mbi 18 mijë, ku sot  u shënuan 610 të vdekur të tjerë. Gjithashtu edhe në Ballkan ka mijë raraste, në Greqi, Serbi,Maqedoni e Kosovë, ndërsa në Shqipëri janë 409 të infektuar dhe 22 të vdekur.

Burimi: Corriere.it 

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne itali koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll