Bota

‘Unë nuk mund ta shoh nipin tim.’ I moshuari vret veten në Savona të Italisë, hidhet nga dritarja

9 Prill 2020, 16:38 Nga DOSJA
‘Unë nuk mund ta shoh nipin tim.’ I moshuari vret veten në

ITALI– Koronavirusi ka bërë që anëtarët e shumë familjeve të qëndrojnë larg njëri-tjetrit sidomos të moshuarit me fëmijët apo nipërit e tyre.

“Unë nuk mund ta shoh nipin tim. Nuk ka më kuptim të jetoj kështu.”– kanë qenë këto fjalët fjalët në letrën e lamtumirës së një të moshuari në Savona.

I moshuari në Savona të Italisë pas shumë ditësh i izoluar në shtëpinë e tij si shkak i koronavirusit, vrau veten duke u hedhur nga dritarja.

Duke qenë se raste të tilla të trishta janë parë shumë nëpër botë si shkak i koronavirusit Carlo Vittorio Valenti, drejtor i Departamentit të Shëndetit Mendor në Savona ka thënë pas rastit të të moshuarit, se askush nuk duhet të ndihet vetëm sepse vendi është në një situatë të vështirë që do kalojë shumë shpejt.

“Ju nuk duhet të ndiheni vetëm, është një fazë kaluese që do të kapërcehet. Mund të ndodhë që të ndjehen të demoralizuar në këtë situatë. Të moshuarit nuk mund të shohin fëmijë dhe nipër, por ata do ta bëjnë sërish këtë.”- ka thënë  Carlo Vittorio Valenti.

Edhe në Britaninë e Madhe një burrë i moshuar vrau gruan me thikë, e më pas edhe veten e tij,  të frikësuar nga izolimi në shtëpi.

1.5 milionë njerëz, janë infektuar nga koronavirusi në  mbarë botën dhe kanë vdekur 91,622 prej tyre. Pasi Kina vuri në kontroll gjithçka, epiqendra e re është bërë Amerika, ku janë regjistruar 439,000 të infektuar dhe më shumë se 15 mijë  të vdekur. Vetëm brenda një ditë kanë vdekur thuajse 2 mijë persona. Spanja dhe Italia, janë vendet më të prekura nga virusi, ku shifrat janë alarmante. Në Spanjë janë shënuar respektivisht 148,220 të prekur dhe 15 mijë viktima. Italia megjithatë ka më shumë viktima se Spanja, mbi 18 mijë, ku sot  u shënuan 610 të vdekur të tjerë. Gjithashtu edhe në Ballkan ka mijë raraste, në Greqi, Serbi,Maqedoni e Kosovë, ndërsa në Shqipëri janë 409 të infektuar dhe 22 të vdekur.

Burimi: ansa.it

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne itali koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll