Bota

Një viktimë dhe 201 persona të infektuar nga koronavirusi në Serbi, shkon në 2,867 numri i të sëmurëve me Coviod-19

9 Prill 2020, 14:23 Nga DOSJA
Një viktimë dhe 201 persona të infektuar nga koronavirusi në

SERBI– Në Serbi  numri i të vdekurve po rritet çdo ditë e më tepër, duke  bërë që situata në vend të përkeqësohet më shumë. Në 24 orët e fundit ka humbur jetën një tjetër person nga Covid-19 ndërsa 201 të tjerë janë konfirmuar të prekur nga  virusi.

Në total numri i viktimave në të gjithë territorin serb ka shkuar në  66,  ndërsa të infektuar janë shënuar 2.867 sëbashku me 201 të sëmurët e 24 orëve të fundit.

1.5 milionë njerëz, janë infektuar nga koronavirusi në mbarë botën dhe kanë vdekur 88,000 prej tyre. Pasi Kina vuri në kontroll gjithçka, epiqendra e re është bërë Amerika, ku janë regjistruar 432,000 të infektuar dhe më shumë se 14.800 të vdekur. Vetëm brenda një ditë kanë vdekur thuajse 2 mijë persona. Spanja dhe Italia, janë vendet më të prekura nga virusi, ku shifrat janë alarmante. Në Spanjë janë shënuar respektivisht 148,220 të prekur dhe 15 mijë viktima. Italia megjithatë ka më shumë viktima se Spanja, plot 17,669. Gjithashtu edhe në Ballkan ka mijë raraste, në Greqi, Serbi,Maqedoni e Kosovë, ndërsa në Shqipëri janë 409 të infektuar dhe 22 të vdekur.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne serbi koronavirusi ne serbi

Sondazh

Poll

Bota 9 Prill 2020, 12:06

MBRETËRI E BASHKUAR– Duka dhe Dukesha e Kembrixhit kanë përçuar gëzim në prag të Pashkëve, tëk për nxënësit dhe mësuesit në një shkollë fillore në M...