Bota

Jeni bllokuar në Greqi? Policia e shtetit fqinj tregon ç’duhet të bëni që të mos ndëshkoheni, dokumentet e nevojshme

9 Prill 2020, 15:01 Nga DOSJA
Jeni bllokuar në Greqi? Policia e shtetit fqinj tregon ç’duhet

GREQI– Polica greke ka dhënë disa sqarime për të gjitha veprimet që duhet të ndërmarrin shtetasit shqiptarë në mënyrë që të mos penalizohen për tejkalimin e afatit 90-ditor në zonën Shengen. Sipas njoftimit të Drejtorisë së Emigracionit dhe Kufijve të policisë greke, shtetasit shqiptarë që mbyllja e kufijve i gjeti brenda zonës Shengen, duhet të paraqiten në drejtoritë e emigracionit të drejtorive vendore të policisë, të shoqëruar prej personit, i cili do të marrë përsipër t’u sigurojë atyre banesën dhe shpenzimet e qëndrimit.

Personi i interesuar duhet të ketë me vete:

Sipas policisë të gjitha rastet verifikohen një nga një ndërsa personi i interesuar njoftohet prej autoriteve direkt ose brenda 24 orëve për ecurinë e kërkesës së tij. Ndërkohë, autoritetet greke besojnë se ndodhen të izoluar dhe pa mundësi të largohen, më shumë se 5000 shtetas shqiptarë.

Ndërkohë, ditët e fundit janë riatdhesuar dhjetëra shqiptarë që kanë kthyer nga Greqi. Disa falë ndihmës së biznesmenëve, ndërsa të tjerët me shpenzimet e tyre. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni greqi policia greke shqiptaret e bllokuar jashte greqi policia greke shqiptaret e bllokuar jashte

Sondazh

Poll