Bota

Merkel: Dritë shprese në Gjermani, grafiku për Covid-19, shtohet numri i të shëruarëve (FOTO)

9 Prill 2020, 14:02 Nga DOSJA
Merkel: Dritë shprese në Gjermani, grafiku për Covid-19, shtohet

GJERMANI – Përhapja e koronavirusit në  Gjermani ka bërë që qeveria të marrë masa të forta për zhdukjen e këtij virusi. Ditën e sotme kancelarja gjermane Angela Merkel ka thënë se situata po shkon drejt përmirësimit dhe se ka shpresë për të dalë nga kriza e Covid-19.

Në bazë të një grafiku për shifrat e koronavirusit në vend që është publikuar nga BILD shihet se gjithçka po shkon mirë.

Në grafik vihet re se me ngjyrë të verdhë është numri i të infektuarve, që është në rënie, në ngjyrë blu është numri i të shëruarve, që është rritur ditët e fundit.

Në rang kombëtar  Gjermania ka rregjistruar 113.296 të infektuar në total, 46.300 njerëz të tjerë janë shëruar, një rritje me 28.3 përqind.

Ndërkohë numri i të infektuarve është 64.647, me një ulje prej 7.1 përqind.

Deri më tani janë konfirmuar 2.349, me një rritje prej 16.5 përqind. Por megjithatë është ende një nivel i ulët, krahasuar me vende të tjera në botë që janë prekur nga koronavirusi, në raport me të infektuarit.

BILD shkruan se shifrat e të shëruarve nga virusi kanë shënuar rritje ditë pas dite.

Të martën: 28.700 të shëruar

Të mërkurën: 36.081 të shëruar, një rritje prej 25.7 përqind.

Të enjten: 46.300, një rritje me 28.3 përqind. Ndërsa numri i të infektuarëve akltual është ulur nga 72.865 në martën në 64.647 të enjten.

 

1.5 milionë njerëz, janë infektuar nga koronavirusi në mbarë botën dhe kanë vdekur 88,000 prej tyre. Pasi Kina vuri në kontroll gjithçka, epiqendra e re është bërë Amerika, ku janë regjistruar 432,000 të infektuar dhe më shumë se 14.800 të vdekur. Vetëm brenda një ditë kanë vdekur thuajse 2 mijë persona. Spanja dhe Italia, janë vendet më të prekura nga virusi, ku shifrat janë alarmante. Në Spanjë janë shënuar respektivisht 148,220 të prekur dhe 15 mijë viktima. Italia megjithatë ka më shumë viktima se Spanja, plot 17,669. Gjithashtu edhe në Ballkan ka mijë raraste, në Greqi, Serbi,Maqedoni e Kosovë, ndërsa në Shqipëri janë 409 të infektuar dhe 22 të vdekur.

Burimi:  BILD

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne gjermani koronavirusi ne gjermani

Sondazh

Poll

Bota 9 Prill 2020, 12:06

MBRETËRI E BASHKUAR– Duka dhe Dukesha e Kembrixhit kanë përçuar gëzim në prag të Pashkëve, tëk për nxënësit dhe mësuesit në një shkollë fillore në M...