Politike

Të qeshura dhe ngatërrime në Kongresin e PS, Mazniku ‘injoron’ Eljo Hyskon (VD)

23 Mars 2019, 16:14 Nga DOSJA
Të qeshura dhe ngatërrime në Kongresin e PS, Mazniku

TIRANË- Tryeza e dytë e Kongresit të Partisë Socialsite, ajo që ishte dedikuar punësimit dhe të rinjve, nuk ka kaluar pa incidente. Në fund të bisedimeve për këto tema, një fjalë ka mbjatur dhe kryetari i FRESSH, Eljo Hysko, i cili ka falenderuar pjesëmarrësit.

“Shumë faleminderit Elis, shumë faleminderit Arbri, shumë faleminderit të gjithëve dhe ty që vodhe shfaqen”, ishin këto fjalët e kryetarit të forumit rinor të PS, i cili po vijonte ende të fliste, ndërsa Arbër Mazniku u ngrit në këmbë dhe kërkonte të ikte.

“Ishte kënaqësi dhe besoj se do jetë një tur që do vijojë në bashkitë e tjera dhe në qarqet e tjera (qesh salla) i cili do të synojë bashkëbisedime që do të rrinis ndërveprimet e të rinjve me ata që drejtojnë insitucionet”, shtoi më tej Hysko duke shkaktuar të qeshura në sallën e mbushur me të rinj.

Ditën e sotme, Partia Socialiste ka mbledhur Kongresin. (Lexo këtu) Në këtë kongres u bë rikonfirmimi i kryetarit të bashkisë Tiranë, Erion Veliaj dhe i 6 kryebashkiakëve të tjerë socialistë që do të garojnë sërish në zgjedhjet lokale 2019. Po ashtu Kongresi zhvilloi dhe disa tryeza për Reformën Zgjedhore, votën e emigrantëve, por dhe për rininë e punësimin.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arbër mazniku eljo hysko kongresi i socialistëve 23 mars 2019 arbër mazniku eljo hysko kongresi i socialistëve 23 mars 2019

Sondazh

Poll