Politike

Rama: Do prishen Muzeu Kombëtar, Biblioteka dhe Teatri i Kukullave, karakatina që të vjen turp kur i sheh

23 Mars 2019, 13:42 Nga DOSJA
Rama: Do prishen Muzeu Kombëtar, Biblioteka dhe Teatri i Kukullave,

TIRANË- Përveç deklaratave propagandistike dhe politike që zaptuan fjalimin e kryeministrit Edi Rama, shefi i qeverisë dha edhe premtime politike. Rama tha se përveç Sheshit Skënderbej që është bërë një vepër arti e ndërtuar nga ndërkombëtarët, duhet të prishet edhe Muzeu Kombëtar dhe Teatri i Kukullave, që sipas tij të vjen turp që e sheh. Rama njoftoi se me deri në fund të mandatit të tij të dytë, Biblioteka Kombëtare dhe Teatri i Kukullave do të kalojnë tek Garda e Republikës.

Pjesë nga deklarata e Ramës:

Do të hapim edhe themelet e bibliotekës Kombëtare. Sheshi Skënderbej sot është një kryevepër urbanistike e konfirmuar ndërkombëtarisht që merr çmime prestigjioze dhe vlerësime të larta në gazeta. komplimente dhe foto pafund nga vizitorët, por Muzeu Historik është ende një fantazëm e vjetër mu në mes të sheshit. Opera është një kantier dhe me siguri që do të thithë shumë vizitorë, por në krah të saj, Biblioteka Kombëtare është e munguar. Teatri i Kukullave është një karakatinë që na turpëron para fëmijëve. Unë mendoj se deri në fund të mandatit do të hapim themelet e Bibliotekës dhe Teatrit të Kukullave këtu tek Garda. Do të rilindim, Piramidën, Teatrin edhe Operan. Teatri i operas në kantier, këtë vit hap dyert. Do t’i japim jetë edhe Piramidës.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama mitingu i veliajt prishja e muzeut prishja e teatrit te kukullave edi rama mitingu i veliajt prishja e muzeut prishja e teatrit te kukullave

Sondazh

Poll