Politike

Veliaj jep mesazhin: Unë dhe Edi Rama jemi më bashkë se kurrë

23 Mars 2019, 11:24 Nga DOSJA
Veliaj jep mesazhin: Unë dhe Edi Rama jemi më bashkë se

Tiranë- Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka deklaruar nga sheshi ” Nënë Tereza” ku ndodhen shumë socialistë, se ai dhe Edi  Rama janë sot më bashkë se kurrë. Veliaj është shprehur se nuk janë aspak të vërteta lajmet që kanë dalë se mes tij dhe kryeministrit ka mosmarrëveshje.

Tirana jonë. Të gjithë duart larg. Kjo është Tirana jonë, Tirana e qytetarëve. Secili prej jush më ka dhënë dorën për të drejtuar bashkinë model. Falenderoj mamanë dhe gruan. Ne jemi të bindur se jemi një familje e madhe sot. Nëse një njeri mund të të bindë njerëzit e vet, bind shkallën e vet, bind lagjen e vet, bind qytetin e  vet. Bind gjithë Shqipëinë që të bashkohet me familjen tonë të madhe. Gjë e vogël është edhe mbjellja e një peme, e po një fëmijë që mbjell një pemë nuk e shkul më atë. Jam sot i lumtur që drejtoj këtë bashki, mua m’u dha një shans për një qytet të caktuar. Thoshin që Edi dhe Erioni nuk i kanë punët mirë,  nuk flasin. Unë dhe Edi Rama sot jemi  më bashkë se kurrë.

Erion Veliaj është kandidat për kreun e Bashkisë Tiranë në zgjedhjet e 30 qershorit. Në takimin me socialistët Veliaj është i shoqëruar me gruan e tij dhe djalin e vogël. Ai u shpreh më tej se PS do të fitojë zgjedhjet edhe në Astir, ku banorët protestojnë për shembjen e banesave.

 Katër vite më parë diskutohet se sa herë do të përmbytej bregu i Lumit. Rroftë Tirana dhe gjithë ky transformim që kemi parë së bashku. Kam një pyetje: A jemi gati për këtë transformim? A jeni gati që Unazën ta mbarojnë? Partia Socialistë do të dalë numër 1 edhe në Astir. Do të fitojmë dhe do të kemi një unazë moderne. A jemi gati për një kopësht zoologjik modern bashkë me një botanik? A jemi gati për një Teatër të Ri Kombëtar? A jemi gai për një fitore në Tiranë dhe në gjithë Shqipërinë? Grupime politike vijnë me gurë në Tiranë dhe thonë të sjellnim Tiranën në epokën e gurit. Ne i themi “jo” nëse ata i shërbejnë urdhërave të Saliut, Lulit dhe Monës. Kur jemi rritur nga tregonin lengjendën e Rozafës. Ne ndërto ata prish. Do ta fitojmë ne betejën. Kemi 100 ditë sikur secili nga 100 mijë veta të takojnë nga një njeri bëhen secili 100 veta. E vetmja rrugë është PS. Kemi 100 kandidatë!

Përveç Veliajt, në garë për kryebashkiakë janë edhe Pjerin Ndreu në Lezhë, Sotiraq Filo në Korçë, Dritan Leli në Vlorë, Armando Subashi në Fier, Majlinda Bufi Roskovec, Gledian Llatja në Elbasan.

 J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama erion veliaj kongresi i socialistëve 23 mars 2019 mitingu i veliajt rikandidimi i veliajt për bashkinë edi rama erion veliaj kongresi i socialistëve 23 mars 2019 mitingu i veliajt rikandidimi i veliajt për bashkinë

Sondazh

Poll