Politike

“Ore po xhirohet kjo?”, batuta e Majkos në kongresin e PS-së, se dinte që ishte ‘live’

23 Mars 2019, 15:31 Nga DOSJA
“Ore po xhirohet kjo?”, batuta e Majkos në kongresin e

TIRANË– Ministri i Diasporës Pandeli Majko ka bërë një batutë në Kongresin e PS-së pa e ditur se po xhirohej. Teksa foli në panelin për reformën zgjedhore dhe të drejtën e votës për emigrantët, Majko u shpreh se kjo është një gjë shumë e thjeshtë.

“Votimi i emigrantëve është shumë i thjeshtë, por nuk duhet ta mendojmë veten gjithmonë në majë të pemës, kemi qenë edhe lart edhe poshtë, duhet t’i mendojmë të dy variantet. Duhet të mendosh edhe si opozitë edhe si mazhorancë. Jemi LIVE? Ok, në rregull, por mendova se ishte tryezë partie, e keni bërë partinë si në kohën e Ramizit, mbledhje të hapura.

T’ia besojmë një kompanie ndërkombëtare votën përmes postës, pasi do të na ndihmonte goxha, se t’ia besojmë njërit që mund të jetë drejtor poste dhe me PD-në, mund të fikë derën. Nga ana e partisë sonë ka një impejim maksimal për votën e emigrantëve dhe mendoj që do të jetë një nga gjërat më të rëndësishme,”- tha ai.

Ditën e sotme, Partia Socialiste ka mbajtur një kongres i cili nisi që në orën 10:00 të ditës së sotme, ku u konfirmuan kryebashkiakët, Dritan Leli, Erion Veliaj, Majlinda Bufi, Sotiraq Filo, Armando Subashi, si dhe u prezantua Gledjan Llatja në Elbasan, dhe Pjerin Ndreu në Lezhë.

Pas seancës së parë, Veliaj nisi mitingun e tij në sheshin “Nënë Tereza” duke u zotuar për fitore dhe përparim. Veliaj gjithashtu tha se ai dhe Edi Rama ishin më bashkë se kurrë. Më pas Kongresi vijoi sërish punimet në seancën e dytë në “Pallatin e Kongreseve”.(Lexo këtu)

(f.m/dosja.al) 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama erion veliaj kongresi i ps majko ben batuta pandeli majko edi rama erion veliaj kongresi i ps majko ben batuta pandeli majko

Sondazh

Poll