Politike

Veliaj tregon ambicien, i zë karrigen Ramës në mitingun te sheshi “Nënë Tereza”

23 Mars 2019, 12:10 Nga DOSJA
Veliaj tregon ambicien, i zë karrigen Ramës në mitingun te sheshi

Tiranë- Me deklarata të forta e ka nisur garën për kreun e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. Ai u shpreh se nuk janë aspak të vërteta lajmet që kanë dalë,  se mes tij dhe kryeministrit ka mosmarrëveshje. Veliaj deklaroi se  Edi Ramën është më afër se kurrë. 

Por një detaj që nuk duhet lënë mënjanë është se në momentin kur Edi Rama u çua për të mbajtur fjalimin në mitingun e Veliajt, ky i fundit u ul në karrigen e kryeministrit. 

Ndoshta Veliaj ka dashur të tregojë ambicien e tij për kryeministër të ardhshëm. Por edhe nga stafi nuk është menduar për dy karrige.

Lind pyetja: A mos është ky një mesazh që Veliaj do të jetë zëvëndësuesi i Ramës? Kjo ngelet për t’u parë.

Por më pas edhe Blerina Gjylamenti zuri vendin e Veliajt. Duhet të themi se edhe Gjylameti është përfolur si një nga pasardhësit e mundshëm të Veliajt.

 J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama erion veliaj kongresi i socialistëve 23 mars 2019 mitungu i veliajt edi rama erion veliaj kongresi i socialistëve 23 mars 2019 mitungu i veliajt

Sondazh

Poll