Politike

Përgjimet e reja të publikuara nga Salianji, Berisha: Provohet se Fredi Alizoti ka biseduar me Taulant Ballën

23 Mars 2019, 14:56 Nga DOSJA
Përgjimet e reja të publikuara nga Salianji, Berisha: Provohet se

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar lidhur me përgjimet e reja të publikuara nga ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji. (Lexo këtu)

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai shprehet se këto përgjime janë një bombë e vërtetë, dhe provojnë se Fredi Alizoti ka biseduar me kreun e grupit të PS-së Taulant Balla.

Në postimin e tij, Berisha shprehet:

Bombe e vertet!

Tabulatet provojne se Fredi Alizoti ka biseduar me Taulant Bego Yaris.
Pasi ka biseduar me Taulantin ai merr leket nga Alfred Nushi narkodrejtori i narkopolicise se Fierit per deshmine e rreme ne mbrojtje te Geron Xhafes.

Miq, Tabulatet gozhdojne Tualant Begon. Ai ishte betuar me ze dhe figure se nuk ka folur kurre ne jeten e tij ne tel me deshmitarin e rreme Fredi Alizoti.

Por nga tabulatet faktohet se ai ka folur disa here, pra ka mashtruar si nje ordiner. Siç provon tabela e tabulateve Taulant Bego ka folur disa here me Fredi Alizotin, njera prej te cilave eshte me dt 27.6.2018.

Shikoni tabelen e tabulateve te bisedave midis tyre. Nr i Taulant Begos perfundon me 399.

Kurse nga biseda e regjistruar me poshte midis narkodrejtorit te policise se Fierit Albert Nushi me Alizotin del se
Alizoti ka marre leket per deshmine e rreme ne mbrojtje te Geron Xhafes pasi ka folur me Ballen ne date 27, kercenon drejtorin e Fierit duke i thene qe do takoje Taulant Ballën. Ndiqeni biseden. sb

 

Salianji publikoi sot përgjime të reja, që sipas tij tregohet një komunikim mes Fredi Alizotit dhe Drejtorit të Policisë së Fierit, Albert Nushi. Sipas Salianjit, Fredi Alizoti ka folur dhe me Taulant Ballën përpara se të fliste me zyrtarin e policisë.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ervin salianji fredi alizoti përgjimet e reja sali berisha taulant balla ervin salianji fredi alizoti përgjimet e reja sali berisha taulant balla

Sondazh

Poll