Politike

“Një zë i ëmbël m’u përgjigj”, qytetari tregon historinë e tij me portalin e qeverisë: Me një gur vrava dy zogj (V

23 Mars 2019, 15:10 Nga DOSJA
“Një zë i ëmbël m’u përgjigj”,

TIRANË– Ditën e sotme Partia Socialiste ka mbajtur një kongres i cili nisi që në orën 10:00 të ditës së sotme, ku u konfirmuan kryebashkiakët, Dritan Leli, Erion Veliaj, Majlinda Bufi, Sotiraq Filo, Armando Subashi, si dhe u prezantua Gledjan Llatja në Elbasan, dhe Pjerin Ndreu në Lezhë. Fjalën e parë e mbajti Taulant Balla, i cili u shpreh se sot Kongresi i sotëm ndez motorrët për zgjedhjet e qershorit 2019.(Lexo këtu)

Më pas fjalën e mori zv.kryeministri Erion Braçe, i cili tha se mbi 22 mijë qytetarë kanë marrë zgjidhje për problemet e tyre në platformën e bashkëqeverisjes, Shqipëriaqëduam.al

Si shembull për bashkëpunimin që ka ky portal me qytetarët, në skenë u ngjitën dy persona të cilët rrëfyen historinë e tyre.

Njëri prej tyre i quajtur Granit Hysen Dervishi ka treguar se si ka zgjidhur dy problem të tijat me anë të portalit qeveritar.

Përshëndetje pjesëmarrës të këtij forumi të nderuar. Unë quhem Granit Hysen Dervishi, thejsht kam ardhur këtu të them dy fjalë zemre për atë që ndjej dhe besoj. Pa ju ngrënë shumë kohë, rasti im ka të bëjë me një VKM. Domethënë qeveria në qendër të qytetit të Lushnjës n aka marrë ne 5000 metra katrorë për qëllime publike, ndërtimi i një kompleksi sportive. Gjithçka u realizua në kohë record përveç dëmshpërblimit tonë. Gjithçka u vonua deri në një lloj shqetësimi dhe dëshpërimi.

Unë personalisht e kam ndjekur në të gjithë institucionet dhe për fat ju drejtuam portalit Shqipëriaqëduam.al dhe nuk vonoi një zë i ëmbël na u përgjigj: “Zotëri, problem juaj u njoh dhe do të  ndiqet.”

Të them të drejtën nuk e besova shumë por një ditë të bukur më njoftojnë se këto ditë gjithçka do të marrë fund. Sot e them me plot gojën se problemi im u zgjidh dhe mora atë që desh.

Falenderoj të gjithë stafin pasi më zgjidhën hallin dhe nuk harroj të falenderoj Suelën, zërin që m’u përgjigj.

Mirëpo unë me një gur vrava dy zogj. Duke ndjekur këtë problem, më doli një tjetër. Bëra rivlerësimin e shtëpisë në Tiranë dhe në hipotekë më morën 3 milionë lekë më tepër. U ankimova, shkova t’u kërkoja lekët dhe ata të hipotekës më thanë: Ke të drejtë zotëri, është një gabim nejrëzor, por ne nuk e ndjekim dot këtë çështje.

U detyrova t’i drejtohem sërish portalit qeveritar, i cili ma zgjodhi edhe këtë problem,”- tha Dervishi.

Qytetari në fund u sugjeroi të gjithëve që t’i zgjidhnin problemet e tyre përmes portalit, pasi për të ka rezultuar efikas.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama erion brace erion veliaj granit hysen dervishi portali qeveritar shqiperia qe duam taulant balla edi rama erion brace erion veliaj granit hysen dervishi portali qeveritar shqiperia qe duam taulant balla

Sondazh

Poll