Bota

Djali i Aleksandër Vuçiç infektohet me Covid-19, Presidenti: Danilo, babi të do, për ty dorëzimi nuk është një mundësi

8 Prill 2020, 20:13 Nga DOSJA
Djali i Aleksandër Vuçiç infektohet me Covid-19, Presidenti:

SERBI– Danilo Vuçiç, djali i Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka rezultuar pozitiv ndaj analizës për Covid-19. Lajmin e ka konfirmuar vetë Vuçiç, nëpërmjet një statusi në profilin e tij në Instagram. ndër të tjera, prësidenti i Serbisë i shpreh dashurinë të birit, teksa shkruan se për Danilon, dorëzimi nuk është një mundësi.

Kur filloi gjithçka, Danilo im më tha se dorëzimi nuk ishte një mundësi. Biri im është infektuar me koronavirus dhe gjendja e tij klinike është e tillë që ai u pranua në Klinikën e Sëmundjeve Infektive. Bir, do fitosh. Babi të do, të gjithë të duam!”– ka shkruar Vuçiç.

 

 

Када је све почело, мој Данило ми је рекао да предаја није опција. Мој првенац заражен је коронавирусом, а клиничка слика му је таква да је примљен у Инфективну клинику. Сине, победићеш ти то. Воли те тата, сви те волимо!

A post shared by Александар Вучић (@avucic) on

Tashmë Danilo është dërguar në Infektivin e Beogradit. Deri më tani në Serbi janë raportuar gjithsej 2200 të infektuar me Covid-19, ndërkohë që kanë humbur jetën 58 persona.

Ndërkohë mësohet se 178 pacientë kanë fituar betejën me sëmundjen vdekjeprurëse, por fatkeqësht 100 të tjerë janë në gjendje kritike për jetën.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni aleksandar vucic danilo vucic koronavirusi ne serbi serbi aleksandar vucic danilo vucic koronavirusi ne serbi serbi

Sondazh

Poll