Bota

Mbi 2 mijë viktima në Holandë, 147 persona humbin jetën brenda 24-orëve

8 Prill 2020, 16:19 Nga DOSJA
Mbi 2 mijë viktima në Holandë, 147 persona humbin jetën

 HOLANDË– Edhe në holandë po rritet ndjeshëm  numri i viktimave nga Covid-19, ku gjatë 24-orëve kanë humbur jetën 147 persona. Tashmë numri në total ka shkuar në 2,248.

Ndërkohë në vend po rritet ndjeshëm dhe numri I të infektuarëve pasi brenda ditës janë infektuar 969 njerëz duke e ccuar numrin total në 20 549 vetë. Ndërsa autoritetet shndetësore bëjnë me dije se janë shëruar 250 njerëz.

Mbi 1.4 milionë njerëz janë infektuar nga koronavirusi dhe kanë vdekur mbi 83,000 persona tjerë. SHBA-ja sërish mbajti rekord duke shënuar numrin më të madh të të vdekurve në një ditë, duke e çuar totalin në 12.900 dhe 400 mijë të infektuar. Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson vijon ende të mbetet në spital. Në Britani janë mbi 55 mijë persona të infektuar, mes tyre janë 7 mijë viktima. Tre vendet më të prekura në botë pas SHBA-së janë Spanja, Italia dhe Franca. Spanja ka 142 mijë të infektuar dhe 14 mijë viktima, e ndjekur ngushtë nga Italia me mbi 139 mijë pacientë pozitivë dhe 17,699 të vdekur. Ndërsa Franca ka 109,069 të infektuar mecovid-19 dhe 10,328 viktima.

Burimi: Worldmeters

(A.K.Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne holande koronavirusi ne holande

Sondazh

Poll