Bota

Jep dorëheqjen shkencëtari kryesor i BE-së, Mauro Ferrari: Jam i zhgënjyer, s’më dhanë shans të luftoja Covid-19

8 Prill 2020, 18:05 Nga DOSJA
Jep dorëheqjen shkencëtari kryesor i BE-së, Mauro Ferrari: Jam i

ITALI– Shkencëtar kryesor i Bashkimit Evropian, Profesori Mauro Ferrari, ditën e djeshme ka dhënë dorëheqjen pasi ai nuk arriti të bënte një marrëveshje me  Bashkimin Europian për një program shkencor që të luftonin pandeminë e Covid-19.

Ai është shprehur se është mjaft i zhgënjyer në këtë situatë kritike pasi BE nuk i dha një shans që të përgatiste programin me shkencëtarët e botës që mund të mposhtnin koronavirusin.

 “Jam jashtëzakonisht i zhgënjyer nga përgjigjja evropiane për Covid-19. Kam mbërritur në ERC si një mbështetës i zellshëm i BE-së, por kriza e Covid-19 ndryshoi plotësisht pikëpamjet e mia, megjithëse idealet e bashkëpunimit ndërkombëtar unë vazhdoj t’i mbështes me entuziazëm. Mendova se në një kohë si kjo, shkencëtarët më të mirë në botë duhet të pajiseshin me burime dhe mundësi për të luftuar pandeminë, me ilaçe të reja, vaksina të reja, mjete të reja diagnostikuese, qasje të reja dinamike të sjelljes bazuar në shkencë, për të zëvendësuar intuitat e improvizuara shpesh të liderëve politikë,”- Tha Ferrari.

Mbi 1.4 milionë njerëz janë infektuar nga koronavirusi dhe kanë vdekur mbi 83,000 persona tjerë. SHBA-ja sërish mbajti rekord duke shënuar numrin më të madh të të vdekurve në një ditë, duke e çuar totalin në 12.900 dhe 400 mijë të infektuar. Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson vijon ende të mbetet në spital. Në Britani janë mbi 55 mijë persona të infektuar, mes tyre janë 7 mijë viktima. Tre vendet më të prekura në botë pas SHBA-së janë Spanja, Italia dhe Franca. Spanja ka 142 mijë të infektuar dhe 14 mijë viktima, e ndjekur ngushtë nga Italia me mbi 139 mijë pacientë pozitivë dhe 17,699 të vdekur. Ndërsa Franca ka 109,069 të infektuar mecovid-19 dhe 10,328 viktima.

Burimi:TheGuardian

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote mauro ferrari koronavirusi ne bote mauro ferrari

Sondazh

Poll