Bota

Lajm i mirë nga Britania. Përmirësohet gjendja e Boris Johnson, Sunak; Mund të ulet vetë në shtrat

8 Prill 2020, 17:28 Nga DOSJA
Lajm i mirë nga Britania. Përmirësohet gjendja e Boris Johnson,

BRITANI– Kancelari Rishi Sunak ka njoftuar para pak orësh se gjendja e kryeministrit të Britanisë Boris Johnson, i cili ndodhet që prej dy ditësh në kujdesin intensiv duke u trajtuar për Covid-19, po përmirësohet.

Po ashtu ai ka shtuar gjithashtu se Johnson mund të ulet vetë në shtrat pa ndihmën e mjekëve.

“E fundit nga spitali është se kryeministri mbetet në kujdesin intensiv ku gjendja e tij po përmirësohet. Mund t’ju them gjithashtu se ai është ulur në shtrat. “-tha Sunak.

Mbi 1.4 milionë njerëz janë infektuar nga koronavirusi dhe kanë vdekur mbi 83,000 persona tjerë. SHBA-ja sërish mbajti rekord duke shënuar numrin më të madh të të vdekurve në një ditë, duke e çuar totalin në 12.900 dhe 400 mijë të infektuar. Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson vijon ende të mbetet në spital. Në Britani janë mbi 55 mijë persona të infektuar, mes tyre janë 7 mijë viktima. Tre vendet më të prekura në botë pas SHBA-së janë Spanja, Italia dhe Franca. Spanja ka 142 mijë të infektuar dhe 14 mijë viktima, e ndjekur ngushtë nga Italia me mbi 139 mijë pacientë pozitivë dhe 17,699 të vdekur. Ndërsa Franca ka 109,069 të infektuar mecovid-19 dhe 10,328 viktima.

Burimi:cyprusmail

(A.K.Dosja.al)

 

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota boris johnson koronavirusi ne britani boris johnson koronavirusi ne britani

Sondazh

Poll