Bota

Lanë mbretërinë, Duka dhe Dukesha e Sussex themelojnë fondacionin e bamirësisë “Archewell”.

8 Prill 2020, 17:15 Nga DOSJA
Lanë mbretërinë, Duka dhe Dukesha e Sussex themelojnë

AMERIKË- Tashmë pasi janë largaur nga mbretëria princ Harry dhe Meghan Markle do të merrën me bamirësi ku së fundmi kanë njoftuar se kanë themeluar fondacionin që mban emrin e djalit të tyre “Archewell”

Ata janë shprehur se më shumë do t’u vijnë në ndihmë të prekurëve nga Covid-19. Ndërkohë ata kanë shpjeguar se pse kanë zgjedhur këtë emër për fondacionin.

 “Ashtu si ju, edhe ne po përqëndrohemi që të japim mbështetjen tonë për pandeminë e Covid-19, por pasi ky informacion u bë publik, e ndjejmë si detyrë që t’ju njoftojmë si u krijua Archeëell. Para SussexRoyal ishte ideja e ‘arche’, një term që vjen nga greqishtja e lashtë dhe do të thotë ‘burim i një veprimi’. Ne e pëlqyem këtë koncept për organizatën tonë të bamirësisë dhe shpresonim që një ditë të ndërtonim diçka me këtë emër, i cili u bë frymëzim edhe për emrin e djalit tonë. Archeëell është një emër që ndërthur fjalën e lashtë të forcës dhe veprimit si edhe ngjall të gjitha burimet e brendshme të secilit prej nesh. Mezi prezim ta prezantojmë kur të jetë koha e duhur.”- thanë Meghan dhe Harry

Mediat e huaja, bëjnë me dije se “Archewell” është një organizatë jofitimprurëse bamirësie e cila do të kryej shërbime vullnetare.

(A.K.Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota meghan markle princi harry meghan markle princi harry

Sondazh

Poll