Bota

Bilanc tragjik në SHBA. Vdesin 1,622 persona gjatë 24-orëve

8 Prill 2020, 19:59 Nga DOSJA
Bilanc tragjik në SHBA. Vdesin 1,622 persona gjatë 24-orëve

SHBA– Numri i viktimave në SHBA po rritet ndjeshëm ku vetëm gjatë 24-orëve të fundit kanë humbur jetën 1,622 persona nga Covid-19 . Në vend tashmë  numri total  viktimave ka shkuar në 14,463.

Sipas të dhënave të raportuara janë regjistruar edhe 22,034 të prekur nga Covid-19 dhe numri i përgjithshëm i të infektuarëve ka shkuar në 422,369. Ndërkohë bëhet meme dije se deri tani janë shëruar 22,187 njerëz.

Mbi  1.4  milionë njerëz janë infektuar nga koronavirusi dhe kanë vdekur mbi 83,000 persona tjerë..  Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson vijon ende të mbetet në spital. Në Britani janë mbi 55 mijë persona të infektuar, mes tyre janë 7  mijë viktima. Tre vendet më të prekura në botë pas SHBA-së janë Spanja, Italia dhe Franca. Spanja ka 142 mijë të infektuar dhe 14 mijë viktima, e ndjekur ngushtë nga Italia me mbi 139 mijë pacientë pozitivë dhe 17,699 të vdekur.

Burimi:Worldmeter

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne shba koronavirusi ne shba

Sondazh

Poll