Bota

2 vdekje brenda 24 orëve, shkon në 83 numri i viktimave në Greqi

8 Prill 2020, 15:36 Nga DOSJA
2 vdekje brenda 24 orëve, shkon në 83 numri i viktimave në Greqi

GREQI– Gjatë 24-orëve në Greqi kanë humbur jetën edhe dy persona të tjerë nga Covid-19 dhe numri total i viktimave ka shkuar në 83. Ndërkohë autoritetet vendase kanë bërë me dije se gjatë këtyre orëve janë infektuar 52 raste nga sëmundja vdekjeprurëse.

Tashmë në vend numri i  përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 1884. Deri më tani bëhet me dije se janë shëruar 269 persona ndërsa janë intubuar 84 pacientë. Në  Greqi janë kryer gjithsej 32.500 teste.

 

Mbi  1.4  milionë njerëz janë infektuar nga koronavirusi dhe kanë vdekur mbi 83,000 persona tjerë. SHBA-ja sërish mbajti rekord duke shënuar numrin më të madh të të vdekurve në një ditë, duke e çuar totalin në 12.900 dhe 400 mijë të infektuar.  Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson vijon ende të mbetet në spital. Në Britani janë mbi 55 mijë persona të infektuar, mes tyre janë 7  mijë viktima. Tre vendet më të prekura në botë pas SHBA-së janë Spanja, Italia dhe Franca. Spanja ka 142 mijë të infektuar dhe 14 mijë viktima, e ndjekur ngushtë nga Italia me mbi 139 mijë pacientë pozitivë dhe 17,699 të vdekur. Ndërsa Franca ka 109,069 të infektuar mecovid-19 dhe 10,328 viktima.

Burimi:Worldmeters

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi në greqi koronavirusi në greqi

Sondazh

Poll