Bota

BE do qëndrojë e mbyllur deri në 15 maj, shtyhet me 30 ditë masa kufizuese për lëvizjen e qytetarëve

8 Prill 2020, 16:38 Nga DOSJA
BE do qëndrojë e mbyllur deri në 15 maj, shtyhet me 30 ditë

BRUKSEL- Bashkimi Evropian do të vijojë të qëndrojë i mbyllur të paktën deri në 15 maj. Ky është vendimi që është marrë sot, si një masë për të parandaluar përhapjen e mëtjeshme të COVID-19.

Unioni ka vendosur në mes të marsit të mbyllte kufijtë e tij të jashtëm për çdo udhëtim jo thelbësor për një muaj, por kjo masë do shtyhet dhe për 30 ditë të tjera dhe lëvizja e lirë mund të rinisë vetëm pas datës 15 maj.

Ky vendim do të thotë se nuk mund të ketë hyrje të qytetarëve në vendet e BE për qëllime pune apo turizmi, por vijon normlisht qarkullimi i mallrave dhe medikamenteve mjëkësore, të cilat janë të domosdoshme.

Ndërkohë koronavirusi edhe pse me kufij të mbyllur, poër përhapet me shpejtësi dhe në disa vende situata është shumë kritike. Itali, Franca, Spanja e Britania janë vendet më të prekura në Evropë, ku viktimat janë më qindra çdo ditë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne europe masat kunder covid 19 mbyllja e kufijve koronavirusi ne europe masat kunder covid 19 mbyllja e kufijve

Sondazh

Poll