Bota

Shkon në 30 numri i viktimave në Maqedoninë e Veriut, 4 vdekje në 24 orë

8 Prill 2020, 15:59 Nga DOSJA
Shkon në 30 numri i viktimave në Maqedoninë e Veriut, 4 vdekje

MAQEDONI E VERIUT– Numri i viktimave nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut ka shkuar në 30 ku gjatë 24-orëve të fundit kanë humbur jetën 4 persona.

Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë, e cila ka njoftuar se janë regjistruar edhe 18 raste të rejame Covid-19. Në vend numri total I të infektuarëve ka shkuar në 617 ku vendi më i prekur është Shkupi.

Ndërkohë bëhet me dije se janë shëruar plotësisht 35 persona.

 

Mbi  1.4  milionë njerëz janë infektuar nga koronavirusi dhe kanë vdekur mbi 83,000 persona tjerë. SHBA-ja sërish mbajti rekord duke shënuar numrin më të madh të të vdekurve në një ditë, duke e çuar totalin në 12.900 dhe 400 mijë të infektuar.  Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson vijon ende të mbetet në spital. Në Britani janë mbi 55 mijë persona të infektuar, mes tyre janë 7  mijë viktima. Tre vendet më të prekura në botë pas SHBA-së janë Spanja, Italia dhe Franca. Spanja ka 142 mijë të infektuar dhe 14 mijë viktima, e ndjekur ngushtë nga Italia me mbi 139 mijë pacientë pozitivë dhe 17,699 të vdekur. Ndërsa Franca ka 109,069 të infektuar mecovid-19 dhe 10,328 viktima.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne maqedonine e veriut koronavirusi ne maqedonine e veriut

Sondazh

Poll