Aktualitet

E trishtë! I infektuar nga COVID-19, gjendet i vdekur në Maqedoninë e Veriut 44-vjeçari nga Roskoveci, babai i 4 vajzave iku

8 Prill 2020, 19:33 Nga DOSJA
E trishtë! I infektuar nga COVID-19, gjendet i vdekur në

MAQEDONI E VERIUT- Vdes nga COVID-19, 44-vjeçari nga Roskoveci, M.L. Dosja.al mësoi pasditen e të mërkurës rastin e shqiptarit që është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Kavadarci. Trupi i viktimës është gjetur më datë 5 prill pasi kishte vdekur për shkak të koronavirusit. Ai kishte shkuar për të punuar në Maqedoninë e Veriut në muajin Janar.  Ne kontaktuam me Ministrinë e Brendshmë të Maqedonisë, e cila konfirmoi se pasi është gjetur trupi i vdekur, viktimës i është bërë autopsia në Shkup. Pasi i është bërë autopsia është zbuluar se 44-vjeçari shqiptar ka ndërruar jetë për shkak të COVID-19.

“Trupi i tij është në Kavadarci, ai vdiq nga Corona. Ditën e sotme, në mbledhjen e përditshme të Shtabit të ngritur për këtë çështje në Ministrinë e Brendshme të Maqedonisë dhe shefi i policisë ka raportuar rastin. Më datë 5 një qytetar i Kavadarit se një shqiptar, punëtor në këtë qytet dhe ka jetuar në shtëpi vetëm. Për disa ditë nuk kishte dalë nga shtëpia. Policia ka shkuar, mjeku që e ka parë, ka parë se bëhet fjalë për vdekje. Mjekësia ligjore e ka marrë për ekzaminim dhe është parë që është COVID-19. Nesër në mëngjes do të vendoset se kur do të transferohet trupi.”, –është shprehur Muhamed Ismaili, për Dosja.al, këshilltar Shtetëror në Ministrinë e Brendshme të Maqedonisë.

Ndërkohë që në Shqipëri, familja kërkon të qajë të ndjerin. I vëllai i viktimës, A.L., u shpreh për Dosja.al se janë në pritje të trupit të të vëllait, teksa zbulon se ai ka qenë në gjendje të keqe ekonomike dhe me probleme të tjera shëndetësore.

“Vëllait i kishte ikur edhe gjuha, (aftësia për të folur), pasi vuante nga epilepsia. Me të kam folur disa ditë më parë. Ka 3 vite që merr ilaçe për epilepsinë, ka 4 vajza dhe është shumë keq nga gjendja ekonomike. Prandaj iku në Maqedoninë e Veriut.”,-tha ai. 

Sakaq, Dosja.al u interesua edhe pranë autoriteteve shqiptare që kanë konfirmuar se po merren me rastin për të sjellë trupin në shtëpi, në bazë të procedurave që ndiqen edhe për shkak të mbylljes së kufijve.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet maqedoni e veriut muhamed ismaili vdes shqiptari nga covid-19 ne maqedoni maqedoni e veriut muhamed ismaili vdes shqiptari nga covid-19 ne maqedoni

Sondazh

Poll