Bota

Ndodh edhe në Britani/ Qytetarët mbushin rrugët e qytetit me maskat dhe dorezat e përdorura për Covid-19

8 Prill 2020, 15:35 Nga DOSJA
Ndodh edhe në Britani/ Qytetarët mbushin rrugët e qytetit me

BRITANI E MADHE- Gjatë shëtitjes së tij të përditshme, fotografi Dan Giannopoulos nuk mund të mos fotografonte dhjetëra doreza të hedhura për tokë në rrugët e lagjes së tij në Britani.

“Dorezat ishin mbledhur kudo, të hedhura nëpër shkurre në kazanët e plehrave, ishin shpërndarë afër dyerve të shtëpive. Sapo bëja një metër shikoja një palë, doreza dhe maksa.”- tha ai për BBC

Si fotograf, gjatë fillimit të bllokimit, unë kisha menduar disa mënyra për të dokumentuar këto kohë surreale nga shtëpia.

“Pasi kalova disa ditë vetëm në shtëpi, në fillim të javës së kaluar vendosa të dal për një shëtitje të shkurtër dhe u befasova kur pashë numrin e dorezave plastike të hequra dhe maska kirurgjikale në rrugët e lagjes time, një periferi e vogël në Nottingham. Fillova t’i fotografoja ato në përgjatë 30-minuta që shëtita. Këto doreza të hedhura gjithashtu treguan për mua, ndikimin tonë dashakeqës ndaj mjedisit,  por pa kuptuar edhe ndaaj vetes.”– tha ai.

Kujtojmë që nga këshilla e ekspertëe të shëndetësisë dhe mjekëve, është thënë se letrat higjenike, maksat dhe dorezat pas përdorimit  duhet të hidhen në një kosh me kapak, pasi rreziku është i lartë.

 

Mbi  1.4  milionë njerëz janë infektuar nga koronavirusi dhe kanë vdekur mbi 83,000 persona tjerë. SHBA-ja sërish mbajti rekord duke shënuar numrin më të madh të të vdekurve në një ditë, duke e çuar totalin në 12.900 dhe 400 mijë të infektuar.  Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson vijon ende të mbetet në spital. Në Britani janë mbi 55 mijë persona të infektuar, mes tyre janë 7  mijë viktima. Tre vendet më të prekura në botë pas SHBA-së janë Spanja, Italia dhe Franca. Spanja ka 142 mijë të infektuar dhe 14 mijë viktima, e ndjekur ngushtë nga Italia me mbi 139 mijë pacientë pozitivë dhe 17,699 të vdekur. Ndërsa Franca ka 109,069 të infektuar mecovid-19 dhe 10,328 viktima.

Burimi: BBC

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota dan giannopoulos koronavirusi ne britani nottingham dan giannopoulos koronavirusi ne britani nottingham

Sondazh

Poll