Bota

“I kërkuan para dy javësh të largohet.” Del e vërteta për dorëheqjen e shkencëtarit më të lartë të BE-së

8 Prill 2020, 15:00 Nga DOSJA
“I kërkuan para dy javësh të largohet.” Del e

SHBA– Profesori Mauro Ferrari,  ish-kreu i Këshillit Evropian të Kërkimit (ERC), shkencëtari më i lartë i BE dha dorëheqjen në mënyrë të papritur ditën e djeshme, ndërsa mediat huaja shkruajnë se përmes një letre ai tha se kishte humbur besimin tek sistemi pasi u përpoq dhe nuk arriti të krijojë një program të veçantë luftën kundër Covid-19.

Pavarësisht se në  letër thuhet se kishte humbur besimin tek sistemi, mësohet se dorëheqja e tij me shumë gjasa nuk ka qenë totalisht si dëshirë dhe vendim i tij.

Në bazë të një deklarate të publikuar nga Këshilli Shkencor i ERCditën e sotme,  të 19 anëtarët e tij, “individualisht dhe unanimisht” kërkun që ai të largohej të paktën para dy javësh.

“Prandaj, dorëheqja e tij në fakt pasoi një votim unanim mosbesimi.”- thuhet në deklaratë.

“Që nga emërimi i tij, profesori Ferrari shfaqi mungesë angazhimi me ERC, duke mos marrë pjesë në shumë takime të rëndësishme, duke kaluar shumë kohë në SHBA  dhe duke mos arritur të mbrojë programin dhe misionin e ERC kur përfaqëson ERC.”- shkruhet në deklaratë. Ekzekutivi i BE këmbënguli se ai kishte masat më gjithëpërfshirëse për të luftuar virusin.

Ndërkohë sipas Financial Times, Profesori Mauro Ferrari, i cili filloi një mandat katër vjeçar si udhëheqës i institucionit shkencor nën  flamurin e Evropës, më 1 janar, dha  dorëheqjen e tij pasditen e djeshme tek presidentja e komisionit të BE, Ursula von der Leyen.

Burimi: BBC

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota profesori mauro ferrari ursula von der leyen profesori mauro ferrari ursula von der leyen

Sondazh

Poll